Varrezat, shperblim per informatoret
Rozeta Rapushi
Shperblim per te gjithe ata persona qe kane dijeni, apo mund te kontribuojne ne gjetjen e varreve masive per ekzekutimet e bera gjate kohes se komunizmit. Kryeministri Sali Berisha, duke shprehur dje tronditjen per lajmin e zbulimit te varrezes masive ne veri te kryeqytetit, ku u gjeten 19 trupa te ekzekutuar me plumb ne koke gjate sistemit komunist, u shpreh se qeveria e tij do te jape shperblim per te gjithe ata qe do kontribuojne apo qe kane dijeni per varreza te tilla. "Qeveria do te vendose shperblim, per te gjithe ata qe do te kontribuojne dhe qe kane dijeni. Personi qe e gjeti kete varreze do te shperblehet edhe per kete rast. Ne e kemi nje detyrim te madh qe te mos leme ne harrese, te gjitha ata qe u martirizuan per lirine dhe vlerat e saj", tha Berisha. Sipas tij, ende nuk dihet se kush jane personat e gjetur diten e djeshme dhe koha e te ekzekutuarve, aq me pak nese kane qene apo jo pjese e grupit te deputeteve, apo jane te ekzekutuar pa gjyq, apo ndoshta jane te vitit' 90 dhe te ngjarjeve te ambasadave. "Me duhet t'u rrefej ketu, se ne 12 gusht te viti 1990 ne takimin me intelektualet qe diktatori Ramiz Alia zhvilloi, ishte skulptori Montaz Dhrami qe me nje kuraje qytetare, teksa po diskutonin per lirine e informacionit dhe po e kerkonin lirine e informacionit si nje te drejte, zoti Dhrami tha keto fjale: "Shoku Ramiz, kjo eshte e domosdoshme, sepse ne Tirane flitet per 50 te pushkatuar ne "Malin me Gropa". Pergjigja ishte se mali ka gropa, por nuk ka kufoma",-tha kryeministri, duke shtuar se do te behet nje analize e hollesishme dhe kufomat do te identifikohen nepermjet AND-se dhe te gjitha analizat e tjera. Per te shkuar me tej, Berisha u shpreh se qeveria e tij do te krijoje shume shpejt nje organizem te vecante per te kerkuar te ekzekutuarit e asaj kohe, kudo. Nderkohe qe ne Parlament eshte ligji per Institutin e Kujteses Kombetare. "Ju lutem ta shqyrtoni ligjin dhe te avanconi ngritjen e ketij instituti, i cili dallon nga instituti polak, i cili ka seksione policie, seksione gjykatash, etj. Ky eshte nje institut i ngjashem me institutin cek, i cili synon te zbardhe te gjithe te verteten e barbarive te regjimit komunist", vijoi kryeministri. Sipas tij, instituti ka gjithashtu te drejten e dergimit ne prokurorine e vendit te materialeve te cilat faktojne krime te renda, por nuk ka te drejte te kete as seksione prokurorie, hetuesie, apo gjykate. Kryeministri shprehu besimin se nje institutit i tille, me punen e tij dhe studimet, do te nxjerre te vertetat ne shesh perballe shqiptareve si dhe mund te jape nje kontribut ne ndarjen e shoqerise shqiptare nga periudha me e zeze, me mizore, me barbare e historise se saj, qe ishte diktatura hoxhiste. "Ngritja e nje institucione apo e nje task force, e cila te mund te gjeje trupat e te reneve per liri dhe dinjitet njerezor, per besimin tek zoti, besimin tek vendi, besimin tek vlerat, eshte e domosdoshme", u shpreh Berisha.
Kryeministri kerkon shpalljen deshmore, te "diversanteve"
Qeveria do t'i shpalle deshmore te lirise, luftetaret e lirise qe hyne nga te gjitha anet ne territorin e Shqiperise, per te permbysur diktaturen. Ishte pikerisht kryeministri Sali Berisha, qe informoi dje deputetet ne grupin e tij parlamentar, se qeveria ka marre nje vendim qe t'i shpalle keta persona, deshmore te lirise. "Askush nuk e di se ku prehen eshtrat e luftetareve te lirise, qe ne kuadrin e kompanise 4000 hyne nga te gjitha anet ne territorin e Shqiperise per te permbysur diktaturen. Qeveria ka marre nje vendim qe t'i shpalle ata, deshmore te lirise. Vendimi duhet te konkretizohet sepse ata erdhen me nje mision te madh per te cliruar vendin nga diktatura. U parashutuan, hyne nga territore te tjera, me nje qellim te vetem, permbysjen e regjimit komunist. Po keshtu ekzekutimet dhe zhdukja e trupave kane shoqeruar diktaturen deri ne fundin e saj vitin 89", tha dje kryeministri. Sipas tij, keta persona nuk i ekzekutoi as serbi as pushtuesit e tjere, por regjimi i Enver Hoxhes "Ne vende te tjera ish komuniste eshte bere shume me teper per gjetjen e varrezave dhe te trupave. Askush nuk e di se ku prehen kolose dhe intelektuale te kombit, luftetare te paepur te lirise se tij, themelues te pavaresise se ketij vendi, por edhe qytetare te thjeshte te cilet ekzekutoheshin vetem e vetem qe Shqiperia te mbahej nen terror", vijoi kreu i qeverise.