Krasniqi: Qeveria të mos marrë vendime të kundraligjshme
Deklarata e kryeparlamentarit vjen pas vendimit të Qeverisë për rritje të pagave të ministrave që janë deputetë në mënyrë retroaktive, dhe pas protestave gjithnjë e më të shpeshta me motive sociale. “Si Parlament dhe institucione jemi të obliguar që të respektojmë ligjin. Lexojini ligjin dhe shihni se ka plot vendime që janë në mospërputhje me ligjin. Është mirë që të mos merren vendime nga ekzekutivi që bien ndesh me ligjin. Parlamenti i vendit kërkon respektimin e ligjit nga të gjitha institucionet dhe jo vetëm nga Qeveria”, deklaroi Krasniqi.Por, për vendimet e kundërligjshme të Qeverisë, sidomos në rastet e krijimit të beneficioneve në paga dhe mëditje dhe privilegjeve tjera për vetë strukturën e saj, sipas Krasniqit, mbeten çështje që duhet të merret sistemi gjyqësor më shumë sesa Parlamenti i vendit.“Ne nuk jemi prokurori dhe as gjykatë që të veprojnë ndaj vendimeve të kundërligjshme. Ne përmes formave të debatit, interpelancave kontrollojmë ekzekutivin dhe veprimet e tij”, theksoi Krasniqi.Derisa përbërja e ekzekutivit dhe legjislativit kosovar vazhdimisht kanë treguar tendenca të rritjes së pagave dhe beneficioneve tjera për anëtarët e tyre, në vend po rriten gjithnjë e më shumë pakënaqësitë sociale të punëtorëve në sektorin publik.