Leonardo: Me pelqeu loja e Milanit, ne Bolonja
Milan perfundoi ne barazim ndeshjen e radhes ndaj Bolonjes, duke mos arritur qe te shenoje qofte edhe nje gol. Trajneri Brazilian Leonardo theksoi pas ndeshjes se skuadra zhvilloi nje ndeshje pozitive. – “Nuk mund te akuzoj askend per kete ndeshjes, sepse luajtem mire dhe ishim te perqendruar ne rezultat. Mendoj se ekipi kishte shpirt te larte gare, gjate gjithe lojes,” – theksoi trajneri kuqezi. – ‘Nuk mund te kujtoj ndonje ekip tjeter qe ka arritur nje seri kaq te gjate me fitore ne kampionat,” – perfundoi Leonardo, duke permendur sukseset e javeve te kaluara, pasi per kuqezinjte mungoi serish fitorja ne Seria A. Pati rremuja ne Udineze, pasi golit te trete te skuadres vendas te Di Natales, qe shenoi nje triplete. Kater tifoze perfunduan ne spital, pas rremujave ne stadium dhe dhunes qe shpertheu, si revolte e napolitaneve per humbjen. Maxhio shenoi nga pika e bardhe, por me pas doli me karton te kuq nga fusha e blerte. Palermo fitoi 2-1 nje dite me pare ndaj Parmes, dhe Sampdoria perseriti te njejtin suksese ne Siena, ne ndeshjen e djeshme. Lacio ra ne zonen e ftohte, pas humbjes me Katanian. Lacialet tashme duhet te garojne per t’i shpetuar renies ne Seria B.
Drogba shenoi dy golat e fitores, ndaj topcinjve te Londres
Celsi i jep fund endrres se Arsenalit, per titullin e Premier Liges
Didier Drogba shenoi nje dopiete per ekipin e Celsit, duke i dhene tre pike dhe kryesimin skuadres se tij, pas perballjes kryesore te Premier Liges. Celsi fitoi ndaj Arsenalit me rezultatin e paster, 2-0 dhe thelloi diferencen ne nente pike me ekipin tjeter te Londres. Topcinjte e Arsen Vengerit e shohin perfundimisht veten jashte gares per titull, pas humbjes se radhes, me nje rival per titull. Vetem dy jave me pare, Arsenali pesoi nje humbje shokuese ne Londer, nga Mancester Junajtid. Shansi i fundit nuk eshte shfrytezuar nga te rinjte e talentuar dhe me te ardhme te Arsen Venger. Megjithate, Arsenali edhe pse u rreshtua si nje skuader pretendente ne Premier Lige, edhe me pjesemarrjen ne “Champions” objektivi cilesohet i realizuar me sukses. Sulmuesi i Bregut te Fildishte, Drogba shenoi brenda 23 minutave loje dy gola ne porten e Arsenalit, qe e pa me tej veten te pafuqishem per te reaguar. Arsenali nuk arriti deri ne fund qe te shkurtonte diferencen per te pretenduar te pakten ne nje barazim. Ashtu si edhe ne perballjen e kaluar, ne “Stamford Bridge”, topcinjte kane qene te pafat dhe ne fund kane pranuar humbjen e dyte per kete sezon me Blute e Ancelotit. Mancester Junajtid fitoi nje dite me pare me rezultatin e thelle 5-0, ndaj Portsmuthit dhe me kete fitore Djajte e Kuq ndodhen dy pike pas Celsit. Deri ne fund besohet se do te jene po keta dy skuadra qe do te diskutojne titullin kampion, sic ka ndodhur gjate kater edicioneve te fundit.
Krimet e renda
Hetimet
Tirane/ Avni Gaci dha deshmi te kundert, nuk ishte ne bar kur u ekzekutua Hasan Rakipi. I gjenden edhe 100 fisheke
Vrasja e trajnerit te atleteve,
arrestohet pronari i lokalit
TIRANE- Ekzekutimi i trajnerit te atleteve Hasan Rakipi mbremjen e se shtunes ne Kamez te Tiranes con ne pranga pronarin e bar-restorantit ku i ndjeri piu ne shoqerine e shokeve. Burime zyrtare te policise bene me dije se ndaluan 54 vjecarin Avni Gaci, pasi ka dhene deshmi kontradiktore per ekzekutimin e 56 vjecarit sportist dhe gjate kontrollit ne banese iu gjeten nje sasi fishekesh. Policia e Tiranes nuk sqaroi nese Gaci eshte i dyshuar si ekzekutor i Rakipit pas ndonje konflikti te castit, por bene me dije se ai mund te kete dijeni per ngjarjen dhe perpiqet te fshehte informacione te vlefshme. Nderkohe qe grupi hetimor ka marre ne pyetje dhe familjare te te ndjerit, qe dje percollen per ne banesen e fundit trajnerin e atleteve te Dinamos ne kryeqytet dhe prej kohesh organizator i maratonave te ndryshme te vrapimit. Nje tjeter piste pervec konfliktit te castit eshte edhe konflikti per pronesi per shkak te nje siperfaqeje toke, pasi mesohet se viktima nuk kishte probleme me drejtesine, apo hasmeri. Gjithsesi sqarohet se pronari i lokalit ku qendroi Rakipi nuk ka qene prezent ne momentin e ngjarjes, por gjate deshmise ka thene se ndodhej aty dhe nuk kishte pare asgje apo te kishte degjuar te shtena arme. Nje tjeter version i grupit hetimor eshte se Gaci nuk ka qene ne lokal, por mund te dije rreth atentatit apo te fshehe informacione te vlefshme. Nje tjeter piste eshte ekzekutimi me pagese nga nje kille i 56 vjecarit ne momentin qe ka hipur ne makine. Deshmia e motrave te biznesmenit ka qene e kundert. Ato i kane thene policise gjate marrjes ne pyetje se Avniu nuk gjendej ne lokal, kurse ky ka deshmuar se gjendej aty. Por “deshmia e rreme” perforcohet edhe nga fakti se ne shtepi Gacit i jane gjetur edhe 100 fisheke te llojeve te ndryshem qe mbaheshin pa leje dhe jane derguar per ekspertize balistike. Trajneri i atleteve Hasan Rakipi u qellua me disa plumba ne koke dhe trup rreth ores 18:00 te mbremjes se shtune para lokalit ku darkoi me shoket, pak momente pasi hipi ne makinen e tij tip “Benz”, me targa TR6534N. Por trupi u gjet afer lokalit shume momente me pas dhe autori ka pasur kohe te largohet i favorizuar edhe nga koha e keqe.
Vlore/ Policia ruan ne spital te plagosurin keshilltar te PS-se. Dyshohet hakmarrja per sherrin e 15 prillit 2009 ne qytet
Atentati, hetohet sherri i keshilltarit
Morand Hoxha del nga rreziku per jeten, mohon konfliktet dhe hasmerite, por nuk mban mend asgje
Vlore- Keshilltari socialist i bashkise se Vlores nuk pranon te deshmoje per policine vendore rreth detajeve te ngjarjes ku mbeti i plagosur pas atentatit me eksploziv C4 ne makinen e tij. Trupi i Morand Hoxhes eshte gjetur 5 metra larg autovetures “Benz” sipas eksperteve, por i riu ka thene se nuk mbante mend nese gjendej brenda apo jashte saj. Por duke vleresuar demtimin e mjetit dhe sasine e madhe te eksplozivit te vendosur poshte sedijes se shoferit, grupi hetimor mendon se telekomanda eshte shtypur ne momentin qe Hoxha i afrohej makines se tij. Lidhur me shkaqet e atentatit, dyshohet se shkak mund te jete bere konfliktet e vitit te kaluar, kur gjate nje perplasje te ashper mes dy grupeve, keshilltari u kap me nje pistolete pa leje dhe u ndalua. Mjeket thane se gjendja e 38 vjecarit qe ndodhet ne reanimacion, eshte jashte rrezikut per jeten dhe ka plage ne fytyre dhe trup. Megjithe hetimet qe jane kryer, policia nuk ka ende asnje emer autori apo te ndaluari.
Burime zyrtare te policise vendore u shprehen se keshilltari Morand Hoxha mbahet nen mbikeqyrje te vazhdueshme te bluve ne repartin e reanimacionit ne spitalin rajonal te Vlores. Plaget jane kryesisht ne fytyre, por ka edhe carje dhe djegie te lehta ne trup. Atentati sipas uniformave blu eshte regjistruar rreth ores 22:00 te mbremjes, ne lagjen “Isa Boletini”. Besohet se sasia e eksplozivit ka qene e madhe dhe eshte vendosur poshte mjetit “Benz 240”, me ngjyre te bardhe, qe eshte shkaterruar plotesisht.
Sapo ka dale nga gjendja e shokut, pasditen e djeshme, keshilltari Hoxha eshte pyetur rreth ngjarjes nga oficeret e krimeve dhe vete drejtori i policise se Vlores, Ylli Metko, te vetmit qe jane lejuar te kene kontakte me te plagosurin, pervec mjekeve te spitalit.
Ende nuk ka shkaqe te ngjarjes dhe i lenduari ka deklaruar se nuk ka konflikte apo hasmeri. Ai ka thene se nuk mbante mend se ku gjendej ne momentin e shperthimit, per shkak te traumes se pesuar.
Ndihma e pare te plagosurit i eshte dhene nga banore te zones dhe efektive te rrugores qe ndodheshin ne kryqezimin pak metra nga vendngjarja. Blute i kane perqendruar pistat e hetimit ne konflikte personale, duke relatuar edhe me ngjarjen e pak muajve me pare, kur Morand Hoxha eshte arrestuar per “armembajtje pa leje”. Qellim i atentatit ka qene eliminimi fizik i Hoxhes, por mendohet edhe nje kercenim serioz ndaj tij, duke qene se makina shpertheu kur ai kishte dale prej saj. Provat ne vendngjarje jane te pakta per shkak te shperthimit, nderkohe qe policia shpreson ne zbardhjen e ngjarjes nga vete i plagosuri.
Keshilltari
Morand Hoxha eshte anetar i Keshillit Bashkiak te Vlores ne siglen e Partise Socialiste, ndersa ishte zgjedhur ne votimet e vitit 2007 si keshilltar i LSI-se. Para zgjedhjeve te 29 qershorit 2009 eshte larguar nga LSI dhe rikthyer te PS-ja, si anetar i saj. Me 15 prill te vitit 2009 Morand Hoxha eshte shoqeruar nga policia per armembajtje pa leje pas nje konflikti te lindur mes dy grupeve ne qender te qytetit dhe perleshjes fizike. Pas ndalimit ai eshte marre ne pyetje dhe liruar per hetim ne gjendje te lire.
PS: Plagosja e keshilltarit, prove e krizes se rende politike
Partia Socialiste vleresoi dje se plagosja e keshilltarit te Partise Socialiste ne Bashkine e Vlores eshte nje tjeter prove e krizes se rende politike qe po kalon Shqiperia. Permes nje komunikimi per mediet, deputetja e kesaj partie, Luiza Xhuvani, deklaroi se keshilltari socialist ka shpetuar per fat nga nje atentat qe synonte t’i merrte jeten. “Ngjarja e dy diteve me pare eshte nje tjeter prove e krizes se rende politike qe po kalon Shqiperia. Eshte nje tregues i shkalles se larte te konfliktualitetit politik, qe shpeshhere, fatkeqesisht, pershkallezohet edhe ne akte te tilla dhune fizike, qe rrezikojne te marrin jete njerezish”, deklaroi Xhuvani. Ajo apeloi ndaj kryeministrit Berisha qe “te heqe dore nga politika e perplasjes, nga politika e konfliktit”. “Te heqe dore nga gjuha e urrejtjes, nga fjalori qe nxit kundervenie dhe qe per pasoje, rezulton edhe ne ngjarje te tilla, si ajo e mbremshmja, kur Morand Hoxha, fatmiresisht shpetoi gjalle, por qe ne qytetin e Vlores dhe ne te gjithe Shqiperine la nje shije te hidhur dhe perforcoi edhe me shume ndjenjen e frikes dhe pasigurise”, apeloi deputetja socialiste.
Rruget jane te kalueshme, te bllokuara zonat e Kukesit, Dibres dhe Korces
Debora izolon 15 komuna
Rikthehen temperaturat e uleta dhe reshjet ne Verilindje e Juglindje te vendit
Debora e rene ne fundjave pothuajse ka izoluar Verilindjen e vendit dhe rreth 15 komuna jane izoluar. Probleme hasen ne qarqet e Kukesit, Dibres dhe Korces, kurse dje jane raportuar shqetesime ne levizjen e mjeteve dhe banoreve edhe ne qarkun e Gjirokastres.
Ne qarkun e Dibres, fshatrat e Kalase se Dodes dhe Ternova e Madhe dhe Ternova e Vogel, jane mbuluar prej ditesh nga bora, e cila ka arritur rreth 1 meter trashesi. Rruget qe te lidhin me qytetin nuk funksionojne as per komunat Ostren dhe Martanesh, ndersa eshte bllokuar teresisht komuna e Lures. Debora ka krijuar probleme te pjesshme edhe ne komunen e Zercanit qe vuan motin e keq qe ka nisur prej fillimit te ketij viti. Ne Korce situata eshte veshtiresuar ndjeshem nga reshjet e dendura te bores qe zgjaten prej disa ditesh. Komunat Dardhe, Voskopoje, e Vithkuq jane bllokuar prej tre ditesh, ndersa akset kryesore ne kete zone, Qafa e Thanes dhe Kapshtica jane te kalueshme me zinxhire. Ne Erseke rezulton e bllokuar Qafa e Qarrit ndersa ne Permet bora po mban te bllokuar komunen Frasher. Mesohet se autoritetet rajonale perkatese po punojne per zhbllokimin e akseve kryesore nacionale me skorje dhe kripe, kurse policia e Gjirokastres ka kaluar ne gatishmeri. Ne vendin e quajtur “Shkalla e Zeze”, ne aksin rrugor Gjirokaster-Tepelene, nuk ka pasur probleme, por si pasoje e rrezikshmerise qe paraqet ky segment rrugor nga rreshqitjet e dheut, eshte vendosur nje fadrome e Drejtorise se Rruga-Ures.
Ne Kukes debora vazhdon te bjere prej tre ditesh, kurse temperaturat jane te uleta nen 0 grade Celcius. Sipas Shtabit te Emergjencave, akset kryesore rrugore Morine-Kukes-Qafe Shllak, Kukes-Krume, Krume-Bajram Curri dhe qafe Morine-Bajram Curri-Fierze jane te kalueshme pa zinxhire, pasi trashesia e bores nuk eshte e madhe, ndersa borepastrueset punojne ne segmentet me te veshtira. Vetem akset rrugore Kukes-Shishtavec, Kukes-Bushtrice dhe Fierze-Qafe Mali jane te kalueshme me zinxhire. Probleme me izolimin nga debora kane fshatrat e komunave te Arrnit, Zapodit e Gryke Cajes ne Kukes dhe komunat Margegaj e Lekbibaj ne rrethin e Tropojes. Ne komunen e Lekbibajt jane te bllokuara 8 fshatra, nga 11 qe ka komuna, pasi trashesia e bores arrin ne rreth nje meter dhe ne disa prej tyre mungon energjia elektrike.
Ne studion televizive mberrijne telefonata te shqiptareve nga e gjithe bota
“E diela shqiptare”, audience pertej kufijve
Ngrohtesi permes ekranit, teksa japin pershendetjen e pare. Keshtu nis “E diela shqiptare. Me nje panel brilant te ftuarish, shume argumente, por edhe batuta, qe behen intriguese dhe ngacmuese, nga njeri i ftuar tek tjetri. Nje teme gjitheperfshirese, qe duket se i ka bere protagoniste gjithe teleshikuesit e Televizionit Kombetar Klan, ne menyra nga me te ndryshmet. Sepse ne fakt, kur eshte fjala per ceshtje te lidershipit, shqiptaret jane tejet te ndjeshem. Telefonatat e mberritura ne salle, tregojne madje se kjo ndjeshmeri i kalon kufijte gjeografike. Shqiptare nga Belgjika, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Greqia, Italia, Gjermania jane bere pjese e ketij programi permes nderhyrjeve telefonike.
Tema e kesaj jave ka pasur nje impakt te jashtezakonshem edhe tek publiku i pranishem ne salle, qe ka patur mundesine te jape verdiktin, per pese lideret me te mire te te gjitha koherave, duke nxjerre ne krye te klasifikimit, prijesin e gjithe shqiptareve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i ndjekur nga gruaja e vogel me zemer te madhe, Nene Tereza. Mes te ftuarve te panelit, qe kete jave kane qene personazhe krejt te spikatur, kane ardhur shkembime batutash, argumente te forta dhe te qarta ne lidhje me tezen, qe secili prej tyre mbronte.
Te ndare ne dy grupe, sikurse jemi mesuar t’i shohim cdo jave, kete radhe Juela Mecani dhe Zhani Ciko kane mbrojtur idene e lidershipit te forte, e kundershtuar nga Erjon Veliaj dhe Valentina Duka. Nderkohe, dy prezantuesit e kesaj pjese te programit, Sonila Meco dhe Ardit Gjebrea gjejne gjithmone vend dhe hapesire per nderhyrjet e tyre delikate, qe i japin kolorit dhe ritem bisedes.
Por teksa hyn tashme ne cdo familje, “E diela shqiptare”, njeh cdo problem. Qarkullimi rrugor eshte nje prej tyre. Permes pamjeve te regjistruara ne kohe reale, permes kamerave te fshehta e vecanerisht permes ngacmimit te dy moderatoreve, nje perfaqesues i policise rrugore, z. Alkid Ndreu u ka dhene pergjigje disave nga pyetjet qe lidhen me qarkullimin. Kete radhe ne fokus ka qene zbatimi i rregullave te shpejtesise.
Permes vezhgimit ne disa prej rrugeve kryesore te Tiranes, por edhe ne akse interurbane jane verejtur raste te tejkalimit te shpejtesise nga ana e qytetareve, duke u shnderruar ne kete menyre ne burim rrezikshmerie per aksidentet. Le te mos harrojme se 20% e aksidenteve automobilistike kane si shkak shpejtesine.
Por nje pike tjeter, qe eshte diskutuar ne kete rubrike, e cila do te vazhdoje edhe ne puntata te tjera, ka qene komunikimi mes qytetarit dhe policit. Permes kamerave te fshehta eshte verejtur, se shpesh qytetaret shkeles te rregullave te qarkullimit, permes nje menyre apo nje tjeter perpiqen t’iu shpetojne masave ndeshkuese te policise.
Zedhenesja e qeverise, nje e diel informate
Zedhenesja e qeverise Juela Mecani, ka qene kete jave nje nga te ftuarat e panelit ne debatin “Pro dhe kunder”. Zakonisht jemi mesuar ta shohim te shoqeroje Kryeministrin ne takime diplomatike, ose ne komunikimet me mediat per ceshtje te caktuara te qeverise. Kete radhe Juela Mecani eshte shfaqur ne nje tjeter pozicion, krejtesisht informal, por me argumente te formuara mire.
Sherif Merdani, duet me Albano Carrisin
Te tjera emocione marrin jete ne pjesen e fundit te programit. Eshte momenti, kur emra te njohur te muzikes shqiptare, behen protagoniste te surprizave te njepasnjeshme. Kete radhe ka qene Sherif Merdani, ai qe ne nje retrospektive te jetes ka marre, por edhe ka dhuruar emocione te pakrahasueshme. Sepse vete historia e jetes, por edhe e muzikes se tij, ka qene nje emocion me vete. Nje artist i denuar per shkak te muzikes. Vitet e tmerrshme te burgut dhe liria e munguar per te bere art. Por Sherif Merdani ka dashur te ruaje emocionet e bukura.
Mes shume kujtimeve, duket se njeri do te mbetet me i vecante, pikerisht takimi i dy yjeve, te nje brezi por te fateve te ndryshme. Gjate provave te dites se shtune, ne studio e Tv Klan ka mberritur kengetari italian Albano Carrisi. Dhe ideuesit e programit “E diela shqiptare” kane menduar nje surprize per kengetarin Sherif Merdani. Gjate kohes, qe ishte duke kenduar nje kenge te Albanos, ylli i muzikes italiane hyn krejt papritur dhe e shoqeron ne nje duet, qe duket se per kengetarin shqiptar do te mbetet i paharrueshem.
Poetet e zhvillojne shpirterisht nje popull
Mbi librin me poezi “Toka e Premtuar” te Taip Sulkos
Media, vecanerisht interneti si mjet komunikimi mjaft i shpejte, na jep mundesine e madhe te informohemi dhe te komunikoje ne kohe reale mbi gjithcka, dhe pikerisht ndodhesha ne Stockohlm, ku shoqeroja vajzen time qe do te vazhdoje studimet atje, kur befasisht mesova per daljen ne shtyp te permbledhjes me poezi “Toka e premtuar” te Taip Sulkos. Kisha pasur fatin ta lexoja qe ne doreshkrim kete liber dhe eshte e natyrshme qe ne kete rast fillon te ripersiatesh. Eshte thene: kush nuk flet, d.m.th. kush nuk shprehet, eshte sikur nuk ka jetuar. Dhe ja ku me jepet rasti dhe kenaqesia te shpreh disa mendime ne lidhje me poezite e kesaj permbledhjeje, ku ndjej qe me mbajne te lidhur me nje pjese te bukur te jetes time, me vendlindjen, gjuhen, kulturen tone. Dihet qe poezia eshte nje nga format me te spikatura dhe elitare e artit te shkruar, eshte ajo qe me mjetet e saj shprehese na zbulon pikerisht ndjenjat, perjetimet, boten shpirterore te poetit, i cili nga ana e vet percon ndjenjat e popullit dhe kohes qe jeton.
A nuk u rritem dhe ushqyem me dashurine per kombin, per gjuhen tone te bukur e u ndjeme krenare me poezite e rilindasve, te poeteve te viteve ’30, me krijimtarine letrare te autoreve te shquar te koheve moderne? A s’jemi ne krenare per plejaden me te mire te krijuesve, qe jane mbrojtesit me autentike te gjuhes dhe pasurise shpirterore te kombit tone? Te jesh poet do te thote te kerkosh te bukuren dhe te luftosh per te, do te thote qe te perjetesosh mendimet e medha dhe t’i japesh forma gjuhesore artistike per t’ua trasheguar brezave. Sikurse e ka vertetuar historia, populli i do dhe i nderon poetet e vet.
Me keqardhje duhet thene se ne kete periudhe kohore historike qe po kalon vendi yne, ndjehet nje konfuzion i pergjithshem i ideve, antivlerat cirkosin madje perbaltin vlerat, egoja e pafre tallet me ndjeshmerine njerezore, etja per pushtet dhe para verbon fisnikerine dhe shkel mbi te shenjten e kombit. Kete realitet poeti, intelektuali, idealisti ka guximin qe jo vetem ta zbuloje dhe beje te njohur, por edhe ta kritikoje me mjetet qe ai ka, nepermjet fjales, shprehjeve artistike, pra me krijimtarine e tij.
Kjo eshte korniza e pergjithshme tematike ku zhvillohet krijimtaria poetike e permbledhur ne kete vellim. Ajo qe bie ne sy eshte se autori permbush standardin e shprehjes poetike. Ai ka arritur ta beje farketimin, arrin qe t’i afroje te dy skajet, idete dhe figurat poetike dhe, ne shumicen e rasteve ky afrim percjell nje shkendije emocionale dhe artistike ne ndergjegjen e lexuesit.
Pasi e lexon librin “Toka e Premtuar” per nje gje mund te flitet me siguri: T.Sulko eshte nga ata poete qe ne krijimet e tij shqetesohet dhe lufton per gjerat e larta dhe te shenjta te individit, por pa u ndalur vetem tek uni, arrin te percjelle nje force pergjithesuese, duke mbartur natyrshem nje force shoqerore perfaqesuese.
Mbasi perfundon se lexuari kete permbledhje me poezi, percepton dy faza historike te krijimtarise se autorit. Ndarja perkon pikerisht me ndryshimin e madh politik dhe shoqeror, fillimi i viteve ’90. Dallohen nga pikepamja artistike konceptuale poezite e shkruara para dhe pas ’90-es. Ne ato para viteve ‘90 duket qe poeti vuan, (ne pergjithesi poetet vuajne, por kjo vuajtje e tij eshte e ndryshme ne kohe te ndryshme), ai e ndjen se duhet te ndodhe dicka, pret te ndryshoje dicka ne jeten dhe botekuptim, e ndjen se realiteti qe e rrethon nuk eshte ashtu si e deshiron ai te jete, ai e di se nuk mund te flase hapur dhe ka heshtur, nuk ka folur dhe ka parapelqyer te kycet ne “kullen e fildishte” dhe ndoshta poezite e kesaj periudhe kane here –here nje tingellim disi hermetik.
Vihet re, se autori i “Tokes se Premtuar” i vetedijshem per krijimtarine e tij ka ditur te ruaje me kujdes, per vite te tera, per t’i shfaqur mepastaj nje dite si para vetes ashtu edhe para lexuesit poezite e tij. Behet fjale ketu per poezi te tilla si Ne palcen e dimrit, Buzembremje ne Divjake, Nata e pare pa Eren, Nenes, Femijenore, Kavaku i femijerise, E shkruar dikur, Lakuriqet, Mezi, Pa titull , Poezise, Mirazh, Nje futurez mendimi, Nje mik , Nje zogth, Shqiperia, Dridhme, Enderr e keqe, Nje dite me migrene etj. Pikerisht ne keto krijime vihet re me shume se ne poezite e tjera te librit nje lirizem i natyrshem i moshes, apo edhe pakenaqesia ndaj se keqes, deri tek nje fije revolte e fshehte, te dhena keto permes nje konceptimi me te thjeshte poetik dhe formave figurative. Ndjehet qe poeti nuk eshte shprehur plotesisht, lihet te kuptohet qe ka ende per te thene dhe ndoshta duhet te kete dhe poezi te tjera qe presin momentin e duhur per t’u shfaqur.
Ne poezite e periudhes se dyte, te pas nentedhjetes, T.Sulko, do te shprehet me hapur dhe arrin te ngreje ne art dhimbje te tjera, ashtu si jane dhimbjet dhe vuajtjet e njerezve te tij, popullit te vet. Ne nje shoqeri konfuze dhe pa qartesi vlerash, per njeriun ekzistojne shume medyshje dhe veshtiresi aq sa ndonjehere edhe mbijetesa veshtiresohet dhe humbet kuptimin. Por poeti nuk vajton vetem dhimbjen e vet, ndryshe nuk do te ishte poet. Ai shpreh dhimbjen, vuajtjen dhe ndonjehere edhe zemerimin e njerezve te tij, per njerezit e tij, per shoqerine ku jeton, duke dashur keshtu te marre ne mbrojtje ate qe eshte me e shtrenjta dhe e perjetshmja, sikurse permendem me lart, pasurine e vlerave te popullit te vet, te kombit te vet. Te ketij konceptimi jane poezite Ballada e detit, Ballada e ngujimit, Toka e premtuar, Zoti qofte me ty, Balada e dhimbjes, Jam perseri une, Balade fushash, E bukura e dheut, Kjo ere e acarte, Vuajtja, Ringjallja e frikshme, Eci me kembe te dridhura, Ne anen tjeter te Parajses, Mikja ime, Vetmia, Jete kau , Tel i serte etj
Poezite e ketij libri ne pergjithesi jane te krijuara ne forma metaforike te larmishme. Pothuajse cdo poezi eshte nje metafore me vete, gje qe deshmon per nje njohuri te gjera letrare te autorit, dhe nje deshire e shoqeruar kjo natyrshem me perpjekjen per te trajtuar tema universale… T.Sulko guxon ta shtrije jo pak hapesiren tematike, dhe synon te trajtoje nje sere problematikash, madje mund te thuhet se synon qe edhe ne kete teresi temash te jete sa me i larmishem dhe natyrshem, keshtu nga atdhedashuria e dallueshme tek poema “Shqiperia”, ku nepermjet metafores se prindit qe do me shume femijen me probleme, kalon te poezia “Nje mik” qe pershkohet nga nje ndjenje miqesie dhe shqetesimi aq njerezor per mikun e vjeter, ku nepermjet metafores se “ qe qendron aq keq ne llogoren e jetes dhe qe perpara ka armikun e perjetshem vdekjen”; duke shkuar nga motivet per dashurine e nenes, per tretjen e dashurise tek klithja per jeten njerezore dhe dhimbje per njeriun.
Si gjithe krijuesit ne fushen e poezise, T.Sulko trajton dhe shqetesohet, si u permend me lart per tema universale si dashuria, dhimbja prinderore, rendesa e mekatit, por mbi te gjitha qendron si nje fill lidhes, motivi i jetes dhe te vdekjes....qe aq shume jane te lidhura midis tyre. I rilexova poezite dhe pashe se ne nje pjese te madhe te tyre ndjehet pikerisht ky motiv i shprehur ne trajten e shqetesimit, dhimbjes, rikujtimit, ankthit, turbullimit. Autori duket se me qellim ka dashur te shprehe nepermjet amplitudave te larta poetike, kontrastin e thelle dhe kjo ben qe shpesh ai te loze me vargjet e tij, aty ku jeta takohet me vdekjen, ku perplasja shpirterore eshte e forte ndonjehere dhe tragjike. Here-here ka edhe poezi si “Jete kau”, “Selvia”, “Dite me migrene”, “Ne anen tjeter te Parajses” etj, te cilat pershkohen nga nje deshperim pa kthim dhe me ndjenjen e fatalitetit njerezor. Ajo qe vihet re eshte se T. Sulko nuk ka frike te shprehe natyren e vet njerezore ashtu si eshte me dobesite e saj, i bindur se vuajtja e autorit dhe poetit eshte si “qiriu qe digjet” per te tjeret.
Tek poezia “Cast i rende” verehet ndikimi naimjan panteist si dhe shqetesimi e tij i thelle per pamundesine per te ndryshuar rrjedhen e ngjarjeve... Me sinqeritet shprehet se “u drejtohem te gjitha perendive qe njoh dhe jane te gjitha te shenjta”, nje varg ky qe mund te shkruhet nga poeti shqiptar, i cili si i tille ka nderim te njejte per gjitha besimet fetare, gje qe deshmon per nje prejardhje laike te poetit e cila eshte e ndryshme nga e tashmja... Dashuria e tij per poezine eshte mjaft e madhe dhe domethenese. Per poezine do te flase me miqte, me njerezit e tij dhe pikerisht ajo poezia, krijimtaria e tij artistike eshte qe do ta shpetoje dhe nga vete vdekja.
Po shprehem konkretisht per disa nga poezite si per shembull “Balade fushash”, nje balade mjaft prekese ku poeti trajton fatin e mjere te djaloshit shqiptar, i cili mbledh bretkosa, qe do te eksportohen me pas ne Paris e por papritur goditet per vdekje nga nje dore kriminale...Nje balade rreqethese, ne te cilen poeti denoncon nje ane kaq te dhembshme te jetes tone dhe kete e ben nepermjet figurash letrare te gjetura, te cilat krijojne kontrastin me shkelqimin e Kulles Eifel, ku te rinjte pariziene kenaqen dhe defrehen, nderkohe qe djaloshi i mjere gjen vdekjen tragjikisht... Kjo poezi ben qe te te mbushen syte me lot dhe te revolton per kete shfaqje kaq mizore te botes.
“Balada e nje nene dhe nje bije”. Me guxim preket poetikisht nje nga plaget e diteve te sotme; shitja e trupit dhe shpirtit te vajzave shqiptare, dhimbja e nenes per kete plage kaq te dhimbshme dhe te turpshme, aq ne kundershtim me moralin shqiptar....
“Bisede me zemer ne dore”: Poeti, duke e njejtesuar veten me komunitetin ku ben pjese nuk nguron te shprehe me sinqeritet kete here gjendjen e tij te rende shpirterore. E thote hapur “tani vetem urrej” dhe per kete kerkon falje...e di qe kjo gje do te kaloje lutet ta durojne...por gjendja eshte e tille qe ai urren...Po kujt i drejtohet ai? Politikaneve qe e kane zhgenjyer, ish miqve qe e kane harruar, apo njerezve qe e rrethojne? Kjo poezi mund te cilesohet fryt i nje krijimi i periudhes se tranzicionit.
“Balada e dhimbjes”: Me metaforen e nje qenushi jepet nje ide universale; moskuptimi dhe vuajtja prej mosperfilljes, amullia e kohes moderne, konfuzioni i ideve, ngaterrimi i tyre....Mjaft prekese kjo balade e cila fton per me shume vemendje dhe dashuri mes njerezve.
“Balada e detit”: Me kete balade T.Sulko guxon te futet ne nje teme tjeter te mprehte te dites, sikurse eshte emigracioni kaq i coroditur, shpetimtar per shume njerez, por edhe tragjik dhe vuajtesjelles per nje pjese, i cili e ka shnderruar fjalen “varke e shpejte me motor” apo “skaf” ne nje sinonim te frikshem te trafikut, korrupsionit dhe vdekjes shpeshhere. Por trajtimi ne kete balade eshte nga pikeveshtrimi njerezor dhe poetik, te ben pershtypje aty zhgenjimi i shqiptareve te thjeshte qe enderrojne te shkojne ne nje bote tjeter, me pasuri dhe shkelqim... por qe shkakton edhe humbje tragjike, kete here per nje nene, e cila edhe pse e di se do te vdese vete nuk e pranon vdekjen e femijes se saj, te cilin e shtrengon ne gji duke u mbytur bashke te, nderkohe qe babai pret me kot ne anen tjeter te detit... Nje balade rreqethese edhe kjo, qe i therret ndergjegjes se njerezve per rreziqet e se panjohures...se duhet bere dicka me shume per ta frenuar kete tragjedi te koheve tona...
Me art dhe pa rene ne rendomtesi trajtohet dhe drama e cuditshme dhe fyese per popullin tone ajo e gjakmarrjes tek “Ballada e ngujimit”.
“Toka e premtuar”: Ne kete poezi tema e dashurise rrok si ngazellimin qe ngjall kjo ndjenje, por sidomos vuajtjen qe shkakton mosarritja e saj dhe endrra e papermbushur, humbja e saj... Nepermjet mitit te Tokes se Premtuar behet nje paralelizem, ai ka enderruar per token e premtuar, dhe me ne fund e sheh ate. A do ta arrije? Nuk duket se po, por uni poetik eshte i gatshem qe te vdese me imazhin e saj ne sy.
Pa asnje dyshim qe Taip Sulko, si poet, ne kete vellim me titullin “Toka e Premtuar” eshte nje nga krijuesit qe, me vetedije, del ne mbrojtje te vlerave me te mira te njerezve te vet, madje me gatishmerine a hapur per veteflijim shoqeror. Cdo te thote “Toke e Premtuar”, te cilen sapo e prekem pak me lart, ne nje kuptim me te ngushte ate te dashurise se paarritur? Pse autori e merr kete mit te lashte, te shumekuptimshem por edhe klithes dhe e vendos ne titull te librit te tij? “Toka e Premtuar” eshte shfaqja e te shumedashures, intime apo shoqerore, ne trajten e nje endrre ende te paarritur. Mos autori ka frike se ajo kurre nuk do te permbushet, apo e ka pare nga larg dhe therret: “Toke, toke!” Nisur edhe nga poezia me te njejtin titull del se autori e ka pare ate, e ka enderruar, e di se eshte e mrekullueshme dhe se per te ia vlen te veteflijohesh dhe madje te ikesh pergjithnje me imazhin e saj ne vetedije.
Liljana Cuka Maksuti, Rome
Durres/ Dy te tjeret kalimtare te rastit, ne kerkim autoret
Atentat azerbajxhanasit, 3 te plagosur ne plazh
DURRES- Deshton atentati ndaj 3 personave ne nje lokal ne qytetin e Durresit. Ngjarja ka ndodhur mbreme rreth ores 18:30 ne afersi te Plazhit, prane stacionit te trenit, ne afersi te nje karburanti, ose e njohur si lagjja nr. 13. Dy persona qe jane shpallur ne kerkim nga policia vendore, emrat e te cileve nuk publikohet per shkak te hetimit, kane hyre ne lokal te armatosur duke u konfrontuar me objektin e sulmit qe ka qene nje person me shtetesi e kombesi azerbajxhanase, i identifikuar si Turrall Maksutoll, qe ndodhej nen shoqerine e personave te tjere, miq te tij. Personat e paidentifikuar e kane terhequr jashte te huajin duke nisur te debatojne ashper per motive qe policia ende nuk i cileson. Debati ka degjeneruar ne shkembim grushtesh dhe shkelmash, deri ne perdorimin e armes pistolete nga dy personat, para lokalit dhe tapicerise qe gjendej aty prane. Per pasoje kane mbetur te plagosur objekti i sulmit, Turrall Maksutoll, nga Azerbajxhani, nuk behet e ditur arsyeja perse gjendej ne Shqiperi, Abdulla Osmani, 52 vjec dhe Leonard Naska, 55 vjec, te dy banues ne lagjen nr. 13. Mesohet se Osmani ishte dhe pronar i nje tapicerie aty prane qe e kishte leshuar me qira dhe dy shqiptaret jane gjendur rastesisht dhe nuk kane lidhje me dy palet ne konflikt. Policia ka ngritur postblloqe ne hyrje dhe dalje te qytetit, ka marre deshmite e te plagosurve per autoret e dyshuar te krimit, duke i shpallur ne kerkim. Motivet per ngjarjen mbeten ende te paqarta, pasi nuk eshte mbledhur informacioni i plote, por dyshohet nje konflikt i castit mes azerbajxhanasit dhe dy autoreve. Nje tjeter piste eshte hakmarrja per ndonje ngjarje te ndodhur kohe me pare, apo pazar te prishur mes paleve. Per fat te mire tre te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten dhe kane plage ne pjeset e gjymtyreve, kembeve.