E Diel, 1 Nëntor 2026

Varrezave te Kukesiti vihet kyci nga pronari i tokes

Te afermit nuk mund te vizitojne varrezat e qytetit dhe ata qe ndahen nga kjo jete nuk kane ku te varrosen pasi nje banor i cili pretendon pronesine e tokes se shfrytezuar per varreza u ka vene kycin atyre.

Prej nje viti jane mbyllur te gjitha procedurat ligjore dhe institucionale por vete pronari nuk ka marre para per token qe perdoret nga bashkia per varreza.

Varrezat i kam mbyllur se eshte ne pronesine time dhe ka 10 vjet qe ma ka mbyllur bashkia dhe nuk me japin parate. Token mua ma ka marr bashkia e Kukesit. Kam vendim te keshillit bashkiak komisionit te kompensimit dhe kthimit te pronave qe eshte prona ime thote Hazir Zeneli pronari i Tokes se Varrezave.

Nderkohe nuk ka ende asnje reagim nga Bashkia e Kukesit per menyren se si do te zgjidhet ky problem. Deri ne gjetjen e gjuhes se perbashket ndermjet pronarit te tokes dhe Bashkise varrezat e qytetit do te vazhdojne te mbeten te mbyllura. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›