E Diel, 1 Nëntor 2026

Varrezë murale në Tiranë, Bashkia: Zgjidhja e vetme

Prej kohësh varrezat e Sharrës janë mbyllur, por edhe tufina ka vende të kufizuara. E ndërsa përveç dhimbjes për ndarjen nga jeta të personit, familjarët vuajnë edhe për gjetjen e një vendit për ta varrosur. Kjo situatë alarmante ka vënë në lëvizje bashkinë e Tiranës për të marrë masa të menjëhërshme.

Nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti thotë se zgjidhja e vetme është vetëm varrezat murale sepse tokat përreth nuk do të kthehen vetëm pronë varrezash.
 

Po a janë gati shqiptarët për të pranuar varrezat murale? Për këtë z Panariti thotë se do të nisin menjëherë bisedimet, sidomos me komunitetet fetare.
 

Shembullli i parë i varrezave murlae do të vij nga ish ushtarët Italian, varrezat e të cilëvë prehen në Tiranë. Për këtë Bashkia thotë se ka rënë dakort me ambasadën italiane.
 

Për shkak të mungesës të vendeve, familjarët në Sharrë kanë filluar të fusin në të njëjtin varr 4 pjesëtarë të familjes ndërsa rrugët e ndërmjetme janë të zëna. Prandaj Bashkia thotë se do të filloj së shpejti punën e saj për të dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj çështje.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›