E Diel, 1 Nëntor 2026

Cannon:Plane afatgjata për lëvizjen Shqipëri-Britani

Britania ka në planet afatgjata lehtësimin e lëvizjes së njerëzve mes dy vendeve Shqipëri-Britani. Këtë e bëri të ditur Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Cannon gjatë një takimi të kryer sot me Avokatin e Popullit.
 

“Mendoj se ky është një objektiv afatgjatë i yni dhe është një gjë për të cilën po punojmë. Por për të qenë i ndershëm nuk mendoj se do të kemi ndryshime në të ardhmen e shpejtë por sigurisht ky është drejtimi me të cilin po ecim” ka theksuar Cannon.
 

Avokati i Popullit Igli Totozani shprehet se ky takim zgjeron më shumë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.  Sipas tij ajo çfarë diskutua sot është projekti i afërt që do të nisë me mbështetjen e Britanisë së madhe për matjen e performancës së Avokatit të Popullit nga ekspertë britanikë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›