Interneti, Shqipëria renditet në vendin 68-të për përdorimin

Shqipëria ngjitet me 19 vende në renditjen globale për përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, përgjatë vitit 2011. Ne renditemi në vendin e 68-të, nga vendi i 95, që ishte në vitin 2010, në renditjen ku marrin pjesë 142 vende.
Të dhënat vijnë nga raportin më i fundit i forumit "World economic forum", të cilat u bënë të ditura për mediat nga ministri i inovacionit dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimiti Genc Pollo.
Çështja e përdorimit të teknologjisë së informacionit, ka qënë prioritet jo vetë i ministrisë që kryesohet nga Pollo, por edhe i qeverisë ku vetëm pak ditë më parë kryeministri Berisha i la porosi institucioneve përkatëse, që çdo klasë në të gjithë Shqipërinë të pajiset me internet.