"Varri i Braktisur", Ahmetaj me tjetër roman

Romani "Varri i Braktisur" është botimi më i ri që vjen në dorën e lexuesit. Autori Arbër Ahmetaj shprehet se " Varri i Braktisur" është një vazhdimësi e romanit të tij "Flet hyrje për në varr".
“Ky roman është një vazhdim i romanit Flet Hyrje në Varr. I drejtohet nje lexuesi te zgjedhur, nuk do te thotë që është një libër që merret në plazh apo lexohet për qef në fundjavë”- shprehet ai.
Veprimtaria krijuese e Ahmetaj është e gjerë, ai ka botuar një sërë librash si: "Shqipëria -trishtimi im", "Rugova", Më mori malli e dashur"etj. Të pranishëm në promovimin e librit ishin, shkrimtarë, profesorë dhe të afërm të autorit.