Ngjarja me komandot shqiptare, Arvizu takim me Imamin

Ngjarja me komandot shqiptare, Arvizu takim me MB
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu në një konferencë për shtyp kanë shprehur dhimbjen për humbjen e komandantit Feti Vogli dhe plagosjen e nëntetarit Aleksandër Peçi.
Imami në fjalën e tij vlerësoi punën dhe profesionalizmin e Voglit, ndërsa e cilësoi humbjen e tij si cmimin që populli shqiptar duhet të paguajë në funksion të sigurisë ndërkombëtare.
“SHBA dhe vendet anëtare dhe të NATO-s na kanë shprehur solidaritetin në këtë moment të vështirë për forcat e armatosura shqiptare. I urova ambasadorit amerikan shërim sa më të shpejtë rë ushtarit amerikan të plagosur dje. Komandant Vogli dha jetën si trim, sic vdesin burrat shqiptar, një hero. Ai ishte një ushtarak i shkëlqyer, luftoi me vendosmëri dhe profesionalizëm. Ky është cmimi i shtrenjtë që duhet të paguajë populli shqiptar për sigurinëe tij dhe në botë. Ne do të vazhvojmë me angazhimin tonë në NATO dhe do qëndrojmë përkrah SHBA-së në cdo betejë”- tha Imami.
Ndërsa Arvizu në fjalën e tij shprehu se kjo është jë humbje e madhe, ndërsa shpehu mbështetjen për familjet e komandove dhe si mbështetje të forcave të armatosura.
“Sot gjendemi me emocione të përziera , për humbjen e Voglit dhe plagosjen e Pecit, por me një krenari të madhe. Ne të gjithë mund të krenohemi se këto forca shqiptare kanë qenë në mision të përbashkët me ato amerikane. Kam zhvilluar vizitë në familjet e dy komandove dhe kemi qenë në kontakt me ministrin Imami, gjeneral Gjunkshin, dhe kryeministrin Berisha. Mbi të gjitha ofrojmë mbështetjen për familjet e tyre dhe gjithë ato forca që drejtohen nga general Gjynkshi dhe për gjithë popullin shqiptar në këtë mision të përbashkët. Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë gjithmonë mbështetjen tone” përfundoi Arvizu.