E Diel, 1 Nëntor 2026

Varri i pahapur

Autoritetet kosovare janë duke pritur miratimin e kërkesës nga Beogradi për t`i filluar gërmimet për varrezën masive në fshatin Rudnicë, në jug të Serbisë.

Gjatë takimit të fundit që kanë pasur grupet punuese kosovare dhe serbe për personat e pagjetur, në Beograd, delegacioni kosovar ka prezantuar fakte të reja në lidhje me dyshimet për këtë varr masiv, ku dyshohet se janë vrarë 300 deri 500 shqiptarë gjatë luftës së fundit.

Përveç kësaj, kryesuesi i delegacionit për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë për Express se ai i ka prezantuar delegacionit serb edhe lokacionin e ri ku dyshohet të jetë varreza masive.

“Përveç të tjerave, ne u kemi treguar se është gabuar për 100 metra vendi i varrezës”, ka thënë Gjetaj për Express.

Sipas tij, delegacioni që kryeson është duke pritur fakte të reja nga dëshmitarët për këtë varrezë.

“Kërkesën tonë me fakte dhe me disa argumente shtesë ua kemi dorëzuar autoriteteve të Serbisë, presim përgjigje prej tyre. Jemi duke pritur nga dëshmitarët të më sjellin edhe informata të reja dhe të gjitha këto i kemi prezantuar në takimin e fundit “, thotë ai.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›