E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakova nesër në terr

Qyteti i Gjakovës, nesër për një orë e gjysmë, do të jetë i tëri pa energji elektrike.

Kështu ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës. Përmes një komunikate, ata kanë treguar se me kërkesë të ekipit të mirëmbajtjes së KEK-ut në TS 110/10kV Gjakova 2, do të shkyçen transformatorët energjetik T1 dhe T2 - shkyçje totale, për të mundësuar riparimin e ndarësit të zbarrave 10-kilovatëshe.

“Prandaj gjatë kohës sa zgjasin punimet, pa energji elektrike do të mbesin këto pjesë të qytetit të Gjakovës: qendra e qytetit, Elektrokosova, spitali, policia, Nertili, konvikti, Elektrom-Deva e Inkubatori”, thuhet në njoftim. KEK-u po aplikon edhe reduktime të herëpashershme në gjithë vendin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›