E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në futbollin Italian, vdes në fushë futbollisti Permario Morosini

Rikthehen momentet tragjike në fushat e gjelbërta. Këtë herë tragjedia mbërrin nga Seria B, seria inferiore e kampionatit italian, ku ka humbur jetën pas një arresti kardiak, mesfushori 25-vjeçar, Permario Morosini.

Morosini u përplas pa ndjenja në tokë në minutën e 31 të takimit të zhvilluar në stadiumin “Adriatico” të Peskarës, ku vendasit luanin përballë miqëve të Livornos, ndeshje e vlefshme për javën e 35 të Serisë B. Stafi mjekësor i Livornos ka ndërhyrë menjëherë dhe kur ka parë gjendjen e tij, ka kërkuar transportimin e tij urgjent për në spital.

Pas këtij momenti, futbollisti 25-vjeçar, kartonin e të cilit e zotëronte Udineze, por të cilin e kishte dhënë në formë huazimi tek Livorno, është transportuar në spitalin më të afërt, ku ndërroi jetë megjithë përpjekjet e mjekëve.
 

Pas ngjarjes tragjike, të dyja skuadrat vendosën të ndërpresin zhvillimin e takimit, për ta luajtur atë në një datë që mbetet ende për t`u përcaktuar. Skuadra e Livornos po fitonte 0-2.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›