Varroset pa nder, ish-lideri libian Maumar Gedafi
Ish-lideri i Libisë Muamar Gedafi, më në fund është varrosur në një vend të fshehtë në shkretëtirën libiane. Agjencia e lajmeve BBC bënë të ditur se varrimi i Gedafit është bërë në mënyrë të fshehtë ndërsa në ceremoni ishin të pranishëm vetëm zyrtarë të qeverisë së përkohshme libiane.
Ish- lideri libian u zbuluar dhe u vra nga rebelët libian ditën e enjte dhe deri në momentin e varrimit të tij trupin i tij i pajetë ka qëndruar në një dyqan mishi, ku është ekspozuar për të gjithë qytetarët që donin ta shikonin.
Trupi i ish- kolonelit libian Muamar Gedafi dhe të birit Mutasim, ish-shefi i Forcave të Armatosura libiane u transportuan të hënën nga dhoma frigoriferike në Misrata në një vend të fshehtë.
Udhëheqësi i përkohshëm i Libisë, kryetari i Këshillit Kalimtar Mustafa Abdel Xhalili, tha se shpreson që bisedimet për formimin e qeverisë së re, të përkohshme, do të përfundojnë brenda dy javësh.
Duke iu drejtuar mijëra njerëzve në qytetin e Bengazit, Xhalili foli një ditë pasi shpalli çlirimin e vendit nga sundimi 42 vjeçar i Muamar Gedafit. Kryetari i Këshillit Kalimtar tha se do të bëhen hetime për vrasjen e Gedafit, pas kërkesave të paraqitura nga ShBA-të, nga grupe të të drejtave të njeriut dhe nga organizata të tjera ndërkombëtare.
Ajo çfarë dihet me siguri është se ish- liderit të Libisë nuk i është plotësuar amaneti që la të shkruar në testamentin e tij: Dua të varrosem si një mysliman. Sipas rregullit të fesë Islami i vdekuri duhet të varroset brenda 24- orëve ndërkohë që Gedafi është varrosur disa ditë pas vdekjes së tij.
*******
Amaneti i fundit i Gedafit
Faqja në internet e Muamar Gedafit, Seven Day News, njofton se është bërë publik amaneti i fundit i ish-liderit të Libisë.
Dokumenti thuhet se u ishte dorëzuar tre të afërmve të kolonelit: një prej të cilëve është vrarë, një i arrestuar dhe i treti ka mundur të arratiset nga luftimet në Sirte.
Kjo është dëshira ime e fundit. Unë, Muammar bin Mohammad bin Abdussalam bi Humayd bin Abu Manyar bin Humayd bin Nayil al Fuhsi Gaddafi, betohem se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është profeti i tij, paqja qoftë me të. Unë zotohem se do të vdes si mysliman.
Nëse vritem, do të doja të varrosesha sipas riteve myslimane, me rrobat që kam pasur në momentin e vdekjes dhe trupin të palarë, në varrezën e Sirtes, pranë familjarëve të mi.
Dua që familja ime, veçanërisht gratë dhe fëmijët e mi, të trajtohen mirë pas vdekjes time. Populli libian duhet të mbrojë identitetin e tij, arritjet, historinë dhe figurën e nderuar të paraardhësve dhe heronjve të tij. Populli libian nuk duhet të heqë dorë nga sakrificat e njerëzve të lirë e të mirë.
U kërkoj mbështetësve të mi të vazhdojnë rezistencën dhe të luftojnë kundër çdo agresori të huaj sot, nesër dhe përgjithmonë.
Tregojuni njerëve të lirë kudo në botë se ne mund të kishim të kishim rënë në ujdi dhe të kishim shitur kauzën tonë në këmbim të një jete të sigurt e të qëndrueshme. Patëm shumë oferta për këtë, por ne zgjodhëm të jemi në pararojë të konfrontimit për shkak të nderit dhe detyrës.
Edhe nëse nuk fitojmë menjëherë, ne do tu mësojmë brezave të ardhshëm se të zgjedhësh ta mbrosh atdheun është nder, e ta shesësh atë është tradhtia më e madhe që historia do të mbajë mend, pavarësisht përpjekjeve të të tjerëve për tu bindur për të kundërtën.