Varrosjaezgjedhjeve te lira
Ketu te con logjika pas deklarates se Gramoz Rucit se Nuk ka me negociata me Patozin. Tani do te kemi zgjedhje per te mos ndryshuar asgje. Pavaresisht se ato jane kusht i demokracise si sistem jane kusht i ekuilibrave te vertete politike kusht qe te mos rifillojme gjithmone nga e para kusht qe te mos vije me koha e dalzotasve sic shprehet diku Ismail Kadare.
Vend i infektuar. Terren i trishtuar politik. Klube te trafikut dhe pazareve te cfaredollojshme te pranishme kudo deri ne zyrat e larta te pushtetit. Kontrabandistet dhe trafikantet duket se vendosin per gjithcka. Nje realitet i paperfytyrueshem.
Drejtesia eshte peng i krimit. Shitet gjithcka si dje si sot. Shitet vula e shtetit firma e nepunesit te administrates certifikata e lindjes viza. Shiten edhe medaljet edhe dekoratat. Shitet edhe identiteti i njeriut. Shitet edhe vete shteti. Shitet edhe vota. Madje rasti Himare tregoi se shitet edhe historia. Nje hapesire e tere nje bote e tere informale lulezon Pak a shume si ne keto rreshta e pershkruante Shqiperine ne Albanie mission impossible Zherar de Viler 11 vjet me pare ne librin policor me te njejtin titull.
Ne Shqiperi lind dita dhe deri ne darke eshte nje histori e ngaterruar. E ngaterrojne. E ngaterron Kryeministri. E ngaterron deputeti politikani prokurori gjyqtari tatimori polici. E ngaterron njeriu pa kulture. E ngaterron nje turme njerezish te ardhur te quajtur misionare me detyre humane por qe eshte krijuar nje ide se fshehin qellimin themelor te qenies se tyre ne Shqiperi. Gjithkush pengon tjetrin. Gjithcka eshte teper. Gjithcka mungon. Ka vetem politike. Ka shume korrupsion. Ka shume nepotizem. Ka shume klane politike dhe ekonomike. Ka paaftesi. Ka dhe informacion. Por me i suksesshmi eshte ilegaliteti. Gati po krijohet ideja se tmerri permbytes eshte sinonim i realitetit shqiptar.
Mos gjithcka e thene me lart eshte nje ekzagjerim i gjithckaje kritike Mos nga kjo te lexuesi krijohet nje ndjenje e vetvetishme frike Veteruajtjeje Realisht nuk eshte kaq zi. Reale eshte qe Shqiperia ne demokraci nuk ka qene e rrezikuar sa sot dhe se ky rrezik i vjen nga politika e keqe e cila brenda ketyre 20 vjeteve jo pak here me bemat e saj e ka klasifikuar Shqiperine te vendet e infektuara Por te mos harrojme shume here kritikat mbi Shqiperine u ngjajne fushatave me emer Duhet te largohesh nga Shqiperia.
Zbresim ne toke. A po varrosen zgjedhjet Heshtja e pushtetit ndaj paralajmerimeve te opozites per protesta te vazhdueshme ne te gjithe Shqiperine tregon se varri i zgjedhjeve tashme eshte hapur. Se KQZ-ja dhe siguria e votes nuk funksionon ne baze te rregullave dhe ligjit. Se e ashtuquajtura e drejte e personit per te ditur se ku perfundon vota e tij eshte katandisur ne ca deklarata me te cilat pushteti dhe Kryeministri duan te mbulojne turpin e vjedhjes apo manipulimit te votave.
Bashke me votat po vritet dhe po shkelet me kembe ajo qe quhej shpresa e shqiptareve e vitit 1990 per nje demokraci liberale. Shqiptaret jane te rrezikuar gati ne menyre te barabarte ne dy krahet. Teza se Edi Rama kerkon pushtet me force si argument per nje djegie te mundshme te fleteve te votimit si fillim do te rendoje gjendjen politike ne vend se dyti n.q.s. qendrojne pretendimet e opozites do te ishim para tentatives se pushtetit per te lare duart nga nje krim elektoral. Se treti do te rrezikonte zgjedhjet e ardhshme lokale te cilat mund ti sherbejne pushtetit si place darme per te lene ne hije krizen zgjedhore por edhe ate ekonomike dhe politike.
Ne Permet dhe ne Tepelene lideri i opozites u shpreh per fillimin pa kthim te protestave. Kur shpallet lufta pra paqja vdes. Pavaresisht politikes agresive te pushtetit opozita ka treguar nje vetepermbajtje te tepruar. Pushteti autoritaro-korrupsionist i Berishes nuk tronditet dot vetem me deklarata podiumesh apo parlamentare. Situata e keqe ekonomike qe po kalojne shqiptaret keto kohe mund te jete nje shans qe opozita ta ndieje veten jo 500 mije veta por 3 milione veta.
Problemi i votimeve problematike beri qe ish-ambasadori i OSBE-se ne Tirane te beje kritika te rrepta ne adrese te qeverise ne raportin gjashtemujor ne Vjene. Bisedimet Ruci-Patozi nuk rezultuan optimiste. Keta te dy si negociatore ngjisnin shkallet e Byrose se Parlamentit per te perplasur briret e lidereve te partive dhe pastaj zbresin shkallet per ne katin e pare dhe te dyte te selive per te transmetuar te shqiptaret konkluzionet e tyre. Dukej se me kete lloj dialogu po luhet nje robinsonade moderne ne variantin shqiptar.
Ndersa shqiptaret presin zgjidhjen e krizes nje pyetje ka filluar ti mundoje Edhe po u zgjidh kriza zgjedhore a zgjidhet perfundimisht kriza ne Shqiperi Them se jo Pavaresisht se cfare thuhet nga zedhenesit e politikes ne ate se cfare degjuan shqiptaret kohet e fundit ne akuza dhe kunderakuza per pasuri perrallore te politikaneve nuk behet kurrfare fjale per zgjidhje