IMAZHET Q BLLOKOJN REFORMN N ARSIM
Pak njerez po mendojne per reformen arsimore tashme dhe diskutimi ka mbetur ne nivel siperfaqesor. Cfare e ka ndaluar ate te shkoje me tej Une mendoj se problemi eshte ciftezimi i asaj qe George Lakoff dhe Mark Johnson i kane quajtur lsquometaforat e vdekura imazhe te fuqishme keto qe drejtojne ne menyre te pavetedijshme kuptimin tone per ate se cfare eshte shkolla - me idene se cfare duhet te jete ajo ne te vertete.
Rreth 4000 vjet me pare fillimisht ne Kine me pas ne Lindjen e Mesme per femijet u zhvillua nje model arsimi qe i trajnonte ata per klerike ne manastire. Dija shihej si e Verteta e perjetshme mesimdhenia si transmetimi i qarte i saj dhe nxenia si memorizimi i sakte i kesaj te vertete. Edhe shkollat mesjetare te shek. XVIII- XIX u ndertuan mbi kete model. Ne keto shkolla mund te shikoje shume prej kostumeve dhe kapardisjeve qe vinin nga origjina e tyre e manastirit. Madje imazhi i shkolles si lsquomanastir vazhdon te ruhet ende ne ditet tona. Shkollat ne Perendim - thone kerkuesit - tani kane hequr dore nga rasa dhe kapuci nuk di vertet pse te ne ka nisur te marre jete kjo tradite dhe kane zgjeruar disi kurrikulen por ky imazh historik shpirteror vijon te endet ende korridoreve te tyre.
Institucionet e sistemeve arsimore jane mbeshtetur mbi dy ide kryesore 1. rendesia e dijeve disiplinore tradicionale dhe 2. nevoja per klasifikimin e njerezve sipas destinacionit per punesim.
Pse jane konsideruar dhe nga vijne keto ide
Nese ndjekim te paren ajo na kthen pas te veprat e filozofeve antike greke ne vecanti te Platoni qe shkroi shume rreth arsimit. Kurrikula e atij sistemi arsimor ishte e bazuar qartesisht mbi dijen duke i ekspozuar individet kundrejt nje lloji te posacem dijeje ndash dijen me te mire dhe me te vyer qe kishte prodhuar mendja njerezore ndash do mund te arrihej qe zhvillimi intelektual i individeve te pasqyronte zhvillimin e mendjeve te ndritura te se shkuares. Modeli i Platonit eshte themeli i kurrikules akademike ose liberale tradicionale ne sistemet arsimore perendimore ku per me shume se 2500 vjet vetem nje perqindje e vogel e popullates mori arsim formal.
Ne fillimin e shekullit te shkuar dy amerikane me kuptime krejt te kunderta per natyren njerezore filluan te ndikojne politikat arsimore. Frederik W. Taylor ndash autori i studimit lsquoParimet e Menaxhimit Shkencor ndash argumentonte se fabrikat moderne kerkonin punetore te ushtruar mire qe vepronin ne perputhje me rregullat dhe jo zejtare inteligjente me mendim personal. Ndersa Xhon Djui ndash filozof dhe edukator i shquar amerikan ndash arriti ne nje perfundim tjeter pasi kishte studiuar Darvinin. Meqenese njerezit evoluuan dhe u bene mendimtare dhe zgjidhes krijues te problemeve cdo menyre jetese qe nuk aktivizonte sjellje te tilla i gerryente perfundimisht themelet e shoqerise. Ceshtja ne 1902 ishte po aq e zymte sa dhe ne fillimin e shekullit XXI Arsimi do tu aftesoje te beni ate qe ju thone apo do tu aftesoje te mendoni me koken tuaj Ndersa Taylor arriti te ndikoje industrialistet Djui u perpoq te formulonte qellimin shoqeror te shkolles amerikane. Ne vitin 1988 kerkimet konfirmuan besimin gjenial te tij te stazhi i punes dhe te nxenia nga pervoja lsquoNxenia nuk eshte dicka qe kerkon te heqesh dore nga veprimtaria prodhuese nxenia eshte pikerisht ne zemren e veprimtarise prodhuese.
Arsimi masiv eshte dukuri relativisht e re. Ai u zhvillua gjate 150 vjeteve te fundit si produkt i dy domosdoshmerive 1. i filozofise politike te barazise njerezit duhet te kene mundesi te njejta per te arritur suksesin ne jete 2. i nevojes ekonomike per njerez me shkathtesite e duhura per punet ne ndermarrjet e Eres Industriale. Por edhe pse te dyja idete ndoshta ishin te nevojshme per zhvillimin e arsimit masiv ato konfliktoheshin mes tyre cka u zgjidh me ndihmen e nje strategjie qe kombinonte me mencuri kurrikulen akademike tradicionale te Platonit me konceptin qe i pershtatej Eres Industriale ndash konceptin e lsquolinje se prodhimit qe siguronte produkte masive te standardizuara.
Brenda ketij kuadri imagjinar ndash pohojne kerkues te shquar si Peter Senge Hermine Marshall etj. - arsimi ashtu si prodhimi perqendrohet ne vende te vecanta dhe proceset standardizohen dhe riperseriten. Nxenesit dergohen ne linjen e prodhimit lsquone tufa klasat dhe nje larmi lsquoteknicienesh mesuesit shton nje perberes-dije pergatitur nga mendjet e kualifikuara kur produkti u vjen perpara. Tufat rregullohen sipas moshes me supozimin se nxenesit e nje moshe kane te njejtin potencial per te nxene dhe e bejne kete ne menyre te njejte. Dijet standardizohen ato vendosen ne tekste shkollore dhe copetohen ne porcione te ndryshme ndash programe studimi tema plane lendore dhe me ne fund ne permbajtjen e mesimit te vecante ndash qe mund te vidhoset pak nga pak ne mendjet e nxenesve. Sikunder ne fabriken e stilit te vjeter gjithcka mund te standardizohet te pritet dhe te vihet per tu staxhionuar. Viti shkollor semestrat oraret mesimore dhe perdorimi i hapesirave cdo gje duhet te paracaktohet dhe te menaxhohet pra te kontrollohet procesi dhe te kerkohet cka eshte percaktuar.
Kur nxenesit afrohen prane fundit te procesit teknologjik nxiten te mendojne per ato qe u jane mesuar. Ata qe kane ndjekur lsquofabrikat-shkolla lejohen te mendojne per disa gjera qe mund ti bejne pak me mire se te tjeret materiali mendor i te cileve supozohet te jete i nje cilesie me te ulet. Keta te fundit lsquopaketohen dhe dergohen ne fabrika me pak cilesore. Kontrolli i cilesise kerkon qe nje numer i konsiderueshem i nxenesve te cmohen si lsquodytesore dhe lsquote flaken tej. Rreth gjysma e prodhimit te fabrikes flaket gjate ose pas procesit teknologjik 11 ndash 12-vjecar.
Qasja sipas lsquolinjes se prodhimit eshte menyre e leverdishme per tu perballur me vellime te medha produktesh. Ajo sakaq eshte menyra efikase qe siguron per pjesen me te madhe te produkteve plotesimin e disa standardeve themelore. Gjithashtu kjo qasje i jep mundesi sistemit te lejoje nje pjese te produktit te perpunohet me tej dhe te vleresohet. Instrumenti kryesor i sigurimit dhe kontrollit te cilesise eshte kurrikula akademike tradicionale.
Kjo qasje qe lsquoi pergatit te gjithe me nje kut - pohon kerkuesja karizmatike neo-zelandeze J. Gilbert - eshte menyra pragmatike e zgjidhjes se tensionit ndermjet nevojes per burime njerezore te kualifikuara dhe mundesive te barabarta per shkollim. Megjithate sic kane argumentuar sociologet arsimore ne fakt kjo menyre nuk prodhon mundesi te barabarta. Ky sistem ndan dukshem nxenesit qe arrijne rezultate shume te larta nga ata me rezultate me te uleta qe lsquoflaken tej nga linja e prodhimit. Kjo lsquombeturine teknologjike eshte tipar dallues i sistemit qe lsquoi pergatit te gjithe me te njejtin kut. Ky sistem funksionoi ne kontekstin e Eres Industriale sepse shoqerite e kesaj periudhe i organizuan individet ne dy rreshta ndash menaxhere dhe punonjes. Sot pranohet gjeresisht se ky model nuk eshte baze e pershtatshme per sistemin arsimor te Shoqerise se Dijes.
Ka ende nga ata qe mendojne shpesh ne menyre te pavetedijshme se llojet e vetme te reformave arsimore per te cilat kemi nevoje jane reformat arsimore qe ripohojne keto imazhe. Ata i perkasin kunder-reformimit ata mendojne se duhet ti kthejme oret pas ne Ditet e Arta te kohes se shkuar kur ne shkolla mesohej latinisht dhe edukoheshin te rinjte e ndritur qe do te shkonin ne Parlament ne ushtri dhe ne kishe ndersa pjeses tjeter u mesohej puna e dores dhe zelli numeratorja dhe bindja.
Mbajtja gjalle e studimit te disiplinave abstrakte qe zhvilloheshin ne shkollat e dikurshme nuk eshte me zgjidhja per problemet aktuale dhe te ardhmes. Prapa dhembshurise tradicionale per metaforat e lsquomanastirit dhe lsquofabrikes qendrojne pohime te pasakta per shume gjera ndermjet te tjerave pohimet e gabuara per mendjen dhe lsquointeligjencen e femijeve per natyren e lsquodijes per lidhjen ndermjet potencialit intelektual dhe kompetences etj. Ideatoret e ketij lloj lsquoarsimi besuan se ai ishte proces i perjetshem i ndare nga streset e verteta dhe sfidat e jetes reale dhe se shumices se te rinjve u mungonin pajisjet mendore qe te mund te perfitonin plotesisht prej arsimit. Deri diku ata besuan se cilesite e mendjeve qe shkruan Otellon dhe shpiken integralet do te transferoheshin edhe tek ata qe studiojne dramen dhe zgjidhin ekuacionet. Ata besuan se lsquoshkolla ishte nje lloj vendi magjik ku studimi i gjerave te veshtira u pergatit per te mos bere asgje. Ata besuan se arsyetimi i mbeshtetur ne informacion shtron rrugen edhe per veprim kompetent dhe moral. Por ne te gjithe keto besime ata gaboheshin plotesisht sic vijojne te gabohen sot ithtaret e tyre sepse sic thote Lauren Resnick ish-presidente e Shoqates Amerikane per Kerkimin Arsimor lsquometodat arsimore qe kemi perdorur gjate 70 vjeteve te shkuara nuk mjaftojne me. Ato jane bazuar ne pohime shkencore per natyren e dijes per procesin e nxenies dhe per aftesite diferencuese per nxenie qe jane eklipsuar nga zbulimet e reja.