E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasali: Reforma ne shendetesi e deshtuar

Spitalet ne Shqiperi nuk kane autonomi. Keshtu eshte shprehur sekretari i pergjithshem ne Levizjen Socialiste per Integrim Petrit Vasili ne nje konference per shtyp. Sipas tij reformimi i sistemit te shendetesise dhe spitaleve nuk po behet si duhet. "Reforma imagjinare, e cila kerkon te shitet ne opinionin publik zhvillohet ne nje moment, kur shoqeria shqiptare eshte e perfshire nga nje krize e pashembullt ne keto 18 vjet pluralizem. Kjo do te thote qe spitalet do te kishin nevoje per nje injeksion te rendesishem nga qeveria me financime te rendesishme. Por, kjo nuk ka ndodhur. Kriza ne shendetesi eshte shoqeruar me nje financim me te paket ne sistemin shendetesor, i cili eshte edhe me i ulet se nje vit me pare" eshte shprehur sekretari i pergjithshem ne Levizjen Socialiste per Integrim Petrit Vasili. Sipas tij, qeveria duhet te akordoje fondet e nevojshme per reformimin e sistemit ne shendetesi, dhe jo te nxjerre Ministrine e Shendetesise ne nje rol periferik. Kjo deklarate e Vasilit eshte bere pas reformes qe ka nisur qeveria dhe ISKSH per futjen e spitaleve ne skemen e sigurimeve shendetesore. Kjo do te thote qe spitalet me kete vendim fitojne autonomi sa i takon perdorimit te fondeve per nevojat e spitalit e ne menyre te posacme per furnizimin me medikamente.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›