E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish- te perndjekurit: Skandaloze zvarritja e dosjeve

Ish te perndjekurit politike, vazhdojne te dorezojne letra ne Presidence, ku i kerkojne kreut te shtetit, Bamir Topi, qe te mos vonoje dekretimin e ligjit per "Pastertine e Figurave", te ashtuquajtur ligji i dosjeve. Serish dje, shoqata e intelektualeve te burgosur politike "Musine Kokalari", i dorezoi kreut te shtetit nje leter, ku kerkon dekretimin e ligjit. "Jemi te befasuar qe Presidenti Bamir Topi akoma nuk e ka dekretuar ligjin dhe po e zvarrit pa arsye. Te nisur nga kjo vonese, i derguam kreut te shtetit, nje leter dhe presim qe te takohemi diten e sotme", u shpreh Kryetari i Shoqates, Agim Musta, i cili ka vuajtur 13 vjet denim ne burgjet e sistemit totalitar. Po keshtu edhe nje tjeter i burgosur politik, Tomor Aliko u shpreh dje, se Presidenti po e zvarrit ligjin pa arsye. Ai sqaroi, se ligji e perjashton hakmarrjen dhe ve theksin vetem ne pastrimin e institucioneve shteterore nga elementet qe dhane vendime per te marre jeten e njerezve te pafajshem. "Krimet e komunizmit shenojne mijera te vrare dhe te persekutuar. Mire keta qe nuk u larguan vete nga keto poste dhe as qe tentuan te na kerkojne falje, por te pakten ta bejne femijet e tyre", u shpreh Aliko. Per keto arsye, te perndjekurit vijojne te ngrene zerin, se ligji duhet te dekretohet sa me shpejt te jete e mundur, pa lejuar me vonesa. Kryetari i shoqates, Musta e quajti skandaloze, faktin qe prokurore e gjyqtare qe dhane vendime me vdekje, sot vazhdojne e jane ne pune. Ai theksoi se nga Brukseli mesazhet vijne se dosjet duhet te hapen sa me pare dhe se Shqiperia eshte i vetmi vend ish-komunist qe nuk i eshte nenshtruar lustracionit. Reagimet e ish te perndjekurve politike, sa vijne e behen me te shpeshta, duke qene se dhe afati ligjor i Presidentit te Republikes, Bamir Topi per te dhene vendimin e tij mbi ligjin e dosjeve eshte drejt fundit. Dy dite me pare, reagoi shoqata "Vatra" me seli ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Po nepermjet nje letre dorezuar kreut te shtetit, kjo shoqate i kerkoi Presidentit Bamir Topi qe te jape firmen e tij pro ligjit ne fjale. Reagime te shumta erdhen dhe nga grupe te tjera te te perndjekurve politike te shperndare ne te gjithe vendit, te cilet bejne thirrje per miratimin e menjehershem te ligjit te spiuneve.

Reagimet

"Shoqata e ish te persekutuarve dhe te burgosurve politike te Fierit, ju ben thirrje qe akti i dekretimit te ligjit per pastertine e figurave zyrtare, te pershpejtohet. Eshte detyrim moral dhe ligjor qe politika duhet ta shlyeje".

"Shoqata e ish te persekutuarve politike dega Shkoder ju kerkon ta pershpejtoni kete proces, ne menyre qe ai te mos futet neper kalendat greke duke u zvarritur pafundesisht ashtu sic ka ndodhur me shume ligje".

"Te miratohet ligji per hapjen e dosjeve. Eshte nje ligj i domosdoshem per vendosjen e te drejtes dhe dinjitetit te njeriut shqiptar. Shqiperia ne kete rruge eshte e vonuar".

"Ne te persekutuarit e Mirdites, percjellim thirrjen tone, te dekretoni ligjin e lustracionit per te denuar moralisht sistemin komunist qe na kushtoi si komb, dhune dhe gjenocid".

"Instituti i Integrimit te te Perndjekurve politike kerkon me insistim, dekretimin e ligjit per hapjen e dosjeve. Viktimat e diktatures me te eger te komunizmit ne Evropen Juglindore, duhet te gjejne qetesi dhe prehje".

Musine Kokalari

"Jemi te befasuar qe Presidenti Bamir Topi akoma nuk e ka dekretuar ligjin dhe po e zvarrit pa arsye. Eshte skandaloze, qe prokurore e gjyqtare qe dhane vendime me vdekje, sot vazhdojne e jane ne pune".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›