E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pa viza, me mazhorancen tone"

Mazhoranca aktuale do te permbylle me sukses edhe procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare. Kjo ishte deklarata qe beri diten e djeshme ministria jone e Jashtme. Ne kete menyre me ane te nje deklarate per mediat ministria e Jashtme theksoi se qeveria ne baze te reformave te rendesishme qe ka ndermarre dhe po vazhdon te kryeje e sheh procesin e liberalizimit te vizave me Bashkimin Evropian mese te mundshem dhe te realizueshem. Duke u nisur nga kjo bindje nepermjet deklarates perfaqesuesit e ministrise se Jashtme i bejne thirrje opozites ne vend qe te mbaj qendrime konstruktive ne lidhje me kete proces shume te rendesishem per qytetaret shqiptare.

"Kjo mazhorance qe po e fut Shqiperine ne NATO dhe po e afron cdo dite e me shume me BE-ne, ka sot besimin e Komuniteti Evropian dhe qytetareve shqiptare, qe te permbylle me sukses edhe liberalizimin e vizave. Ne kete kontekst i bejme thirrje opozites te pranoje realitetin dhe te mbaje qendrime me konstruktive ne dobi te procesit", theksohet ne deklaraten per mediat bere dje nga kjo ministri. Sipas deklarates, Bashkimi Evropian dhe NATO kane dhene prova konkrete persa i perket mbeshtetjes se Shqiperise dhe reformave qe ka ndermarre qeveria e saj. Keshtu ne deklaraten e ministrise se Jashtme theksohet se marrja e fteses per ne NATO, ratifikimet e protokolleve dhe antaresimi i afert i Shqiperise jane prova te qarta te mbeshtetjes se bashkesise nderkombetare ndaj vendit tone. Nga ana tjeter ne deklarate theksohet se nje tjeter tregues i mbeshtetjes eshte nenshkrimi i shpejte i MSA-se nga vendet e BE-se dhe mbyllja se afermi e procesit te ratifikimit te kesaj marreveshje te rendesishme per procesin e integrimit.

Lehtesimi i vizave

Nje vit me pare mes Shqiperise dhe Komisionit Evropian u nenshkrua marreveshja per lehtesimin e pajisjes me viza per disa kategori te caktuara qytetaresh ne vend. Ministria e Jashtme thekson se procesi i liberalizimit te vizave eshte nje prioritet i padiskutueshem dhe pjese integrale e dialogut politik Shqiperi-BE

1 Janari I vitit 2008 shenoi edhe hyrjen ne fuqi te marreveshjes per lehtesimin e marrjes se nje vize per disa kategori te caktura. Perfaqesuesit e ministrise se Jashtme kane theksuar se ky proces ka ecur pa probleme dhe konsiderohet si i suksesshem.

2009 viti Eshte edhe koha ne te cilen perfaqesues te mazhorances kane dhene shpresa te mira per nje liberalizim te mundshem te vizave per qytetaret shqiptare. Ky qendrim eshte mbeshtetur edhe nga perfaqesues te qeverive evropiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›