Vasili : Gjykata Kushtetuese u rrëzua, u rrëmbye nga ky Parlament

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh se Parlamenti është marrë peng nga mazhoranca. Pas përfundimit të seancën plenare në një deklaratë jashtë Kuvendit, Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, tha se, Gjykata kushtetues e rrezua dhe se u rrëmbye nga ky “Parlament horrash”.
“Me 75 kartonë hodh poshtë vendimi i GJK për tubimet. Rrëzuan po sot dhe pr.ligjin për uljen e çmimit të karburantit, pasi miratuan bordet e hajdutëve.
Sipas Vasilit, ky Parlament ka rrëmbyer dhe Gjykatën Kushtetuese ku me 75 kartona u hodh poshtë vendimi i Gjykatës lidhur me tubimet . Pra çdo pretendim i tyre për respektimin e Kushtetutës dhe kushtetutshmërinë, zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sapo e kanë rrëzuar”.
Përfundimisht ky është një parlament i rrëmbyer, i marrë peng nga një grup mafioz që punon vetëm për të vjedhur dhe shkatërruar. Përballja me të vërtetat është e hidhur. Gjykata kushtetues e rrezua dhe u rrëmbye nga ky parlament horrash”, tha ai.
/rtsh.al/