"Vellai i Remzi Hoxhes, me kerkoi ta ndihmoja qe ta gjente"
Tirane- Procesi gjyqesor per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, ka vazhduar dje me pyetjen e nje deshmitari. Bujar Dervishi ka deklaruar dje se ne fund te vitit 1995 eshte njohur me te vellain e Remzi Hoxhes, nepermjet nje mikut te tij nga Shkupi. Sipas Dervishit, Nexhmedin Hoxha, i ka kerkuar qe ta ndihmonte per te levizur mjetet qe ishin ne punishten duralumini nga Tirana per ne Durres. "Kam qene ne Durres kur eshte blere fugoni ne emrin tim, me te cilen do te benim edhe transportin e mallrave. Nexhmedini me ka cuar tek shtepia e Remzi Hoxhes, e cila ishte diku me siper Stacionit te Trenit ne Tirane. Me ka kerkuar qe ta ndihmoja te gjente te vellain, por une kam kundershtuar, duke mos pranuar edhe t'i transportoja mallrat", ka treguar dje deshmitari. Me tej ai ka shtuar se nuk kishte bere kerkime ne asnje vend, per te gjetur Remzi Hoxhen. Deshmitari ka kundershtuar qe ka pyetur ne spitalin psikiatrik per biznesmenin. Sipas tij, me 11 janar te vitit 2007 ai kishte shkuar ne Shkup ku edhe i kishte dorezuar fugonin qe kishte blere, te cilin nuk e kishte perdorur asnjehere. Seanca e radhes do te zhvillohet ne daten 2 dhjetor. Te pandehurit e ketij procesi jane Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, te cilet jane duke u gjykuar ne mungese. Prokuroria e Krimeve te Renda i akuzon te pandehurit per veprat penale te "rrembim te personit, kryer ne bashkepunim", tre here dhe "torturimit kryer ne bashkepunim", tre here.
Ngjarja
Ngjarja per te cilen akuzohen tre te pandehurit ka ndodhur me 21 tetor te vitit 1995, kur biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, eshte marre peng nga punonjes te SHIK-ut dhe me pas eshte derguar ne Vain te Lezhes, ku edhe dyshohet te jete varrosur.
Ngjarja
Ngjarja per te cilen akuzohen tre te pandehurit ka ndodhur me 21 tetor te vitit 1995, kur biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, eshte marre peng nga punonjes te SHIK-ut dhe me pas eshte derguar ne Vain te Lezhes, ku edhe dyshohet te jete varrosur.