E Diel, 1 Nëntor 2026

Taci lihet ne burg, refuzohen 50 mije euro garanci pasurore

Tirane- Biznesmeni Rezart Taci, eshte lene serish dje ne burg edhe pse ka ofruar 50 mije euro garanci pasurore, ne kembim te lirise se tij. Gjate seances se djeshme gjyqesore, avokati i Tacit i ka kerkuar gjykateses se gatshme Fahrie Budo, revokimin e mases se sigurise ne ngarkim te klientit te tij, duke argumentuar se vepra penale ndaj Tacit, nuk perben rrezikshmeri shoqerore. Nderkohe qe prokurori Gjergji Tako, ka deklaruar se nuk kane ndryshuar ende kushtet, duke kerkuar nga ana e gjykates lenien ne fuqi te se njejtes mase sigurie, e cila u pranua me pas nga gjykata. Gjate seances per revokimin e mases se sigurise, nuk ishte i pranishem vete biznesmeni Taci, por ai mbrohej nga dy avokatet, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari. Pas mbarimit te seances, mbrojtesit jane shprehur se do ta apelojne vendimin. Seanca e radhes pritet qe te zhvillohet me daten 19 nentor, ne Gjykaten e Apelit Tirane, ne te cilen do te kerkohet serish edhe ndryshimi i mases se sigurise nga "arrest me burg" ne "detyrim paraqitje". Presidenti i kompanise "Taci Oil", akuzohet nga Prokuroria e Tiranes se ka goditur per shkak te detyres gazetarin Mero Baze, ne oret e vona te mbremjes se 2 Nentorit, ne nje lokal ne zonen e ish-Bllokut ne Tirane. Se bashku me Tacin, prokuroria akuzon edhe dy truprojat e tij, Bledar Lilo dhe Irgen Selfo, te cilet kane qene se bashku me biznesmenin ne momentin qe ka ndodhur ngjarja.

Mbrojtja

Gjate deklarimeve te tyre, dy truprojat e biznesmenit kane pretenduar se Rezart Taci, nuk ka qelluar mbi gazetarin, por ai ka nderhyre per t'i ndare ata. Ndersa mbrojtja, ka pretenduar se gazetari Mero Baze, kishte rreth nje vit e gjysme qe ne shkrimet e tij bente presion psikologjik ndaj biznesmenit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›