Presidenti i PE-së Buzek përshëndet inciativën e Topit për tryezën
Presidenti i Parlamentit Europian Jerzy Buzek komentoi sot tryezën e bisedimeve politike e cila pritet të mbahet nëse mes kryeministri Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, duke thënë se shpreson që bisedimet të çojnë në një zgjidhje.
Zyrtari më i lartë i Parlamentit Europian, e përshëndetësi iniciativën e Presidentit të Shqipërisë për mbajtjen e tryezës ndërsa shtoi se duhet të marrë fund bojkoti i opozitës ndaj Kuvendit.
Jerzy Buzek ka bërë thirrje që vendi të vazhdojë përparimin me reformat e vendosura si kushte për integrimin dhe heqjen e vizave.