Vasili Debati per SHQUP i stisur nga Berisha Nishani te shmange tensionimin e situates

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, kërkoi nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, që të evitojë tensionimin e situatës me deklaratat mbi cështjen e ish-Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë. Sipas Vasilit, ky është një konflikt i stisur nga vetë Kryeministri Berisha.
Kreu i shtetit të mos i hedhë benzinë zjarrit.
Ndonëse me fjalë të tjera dhe pa i përmendur asnjëherë emrin, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, është i qartë kur pyetet mbi reagimin e Presidentit të Republikës pas debateve lidhur me tjetersimin e nderteses se SHQUP.
Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim e sheh debatin për selinë e re të PD-së si një konflikt te rrezikshem të stisur nga Berisha.
Vasili pohon se mazhoranca e re do të kontrollojë në detaj të gjithë procedurën e kalimit të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në pronësi të demokratëve dhe shton se kush nuk ka shkelur ligjin s’ka pse të shqetësohet.
“Duhet verifikuar ligjshmëria e vendimeve, nëse është shkelur ligji të mbahet qëndrim.Tensionimi i kërkuar nga Berisha nuk është pjesë e diskursit tonë politik. Mbi çështjene SHQUIP-it do të hidhet dritë në kohën e duhur. Duhet skaner juridik për tjetërsimin e pronës së SHQUP-it. Ky konflikt është stisur për të vënë në qendër të vëmendjes, Sali Berishën”, u shpreh Vasili.
Vasili ftoi median dhe opinionin publik që të mos orientohen drejt asaj që e quajti problemi i ca zyrave të një partie, por të fokusohen në fenomente të tjera më shqetësuese.
Ndaj, Lëvizja Socilaiste për Integrim shprehu shqetësimin e saj për situatën në Spitalin Ushtarak, e sidomos për realitetin në repartin e traumas. Sipas nënkryetarit të kësaj partie, situata në këtë spital është mjaft krikitike dhe ka vështirësi të mëdha sidomos në funksionimin e repartit të traumas.
“Në atë shërbim paraqiten raste jo të zakonshme. Nuk paraqiten për një rrufë apo kollë, por paraqiten me trauma tepër të rënda dhe kritike. Kjo situatë atje në kushtet në të cilat aty punohet, paraqet problematik që nuk pret minutë pas minute. Ndaj apeli ynë në këtë moment shkon në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek qeveria, e cila duhet të adaptojë masa të karakterit emergjent. Ndërkohë, që qeveria e ardhshme do të jetë e orientuar të marrë masa të karakterit aftmesëm dhe afatgjatë men një strukturë jetike sic është struktura e spitalit ushtarak. por, ndërkohë në gjithë këtë periudhë që kemi përpara deri në ardhjen e qeverisë së re, qeveria aktuale e cila në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme, as nuk prononcohet , as nuk merr masa konkrete duhet të lërë me nxitim pushimet. Një qeveritar nuk mund të ketë pushime dhe plazh por duhet të jetë në krye të detyrës dhe t’i kthejë përgjigjie kësaj cështjeje sepse besoj se ka shumë më tepër vlerë për jetën e njeriut të zgjidhen në mënyrë akute problemet e Spitalit Ushtarak duke bërë lloj-lloj zgjidhjesh", nënvizoi Vasili.