E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon ambasadorin e ri te Gjermanise

Kryeministri Sali Berisha është takuar me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Tiranë Helmut Hoffman. Gjatë takimit Ambasadori Hoffman vlerësoi kontributin e Kryeministrit Berisha në progresin e dukshëm të Shqipërisë. Gjithashtu, Ambasadori gjerman vlerësoi pozitivisht organizimin e zgjedhjeve nga institucionet përgjegjëse, duke i cilësuar ato të qeta e të rregullta dhe nënvizoi se kjo përbën një kontribut thelbësor në marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha vlerësoi projektet e financuara nga qeveria gjermane si histori suksesi dhe shprehu shpresën që këto marrëdhënie të vazhdojnë të forcohen në interesin më të mirë dypalësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›