E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Infermierët të vazhdojnë kualifikimet

Pothuajse 70 për qind të kohës së mbikëqyrjes që i kushtohet të sëmurëve në spitale, e ofrojnë infermierët. Për ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, ky është një tregues që vërteton se infermierët përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të shërbimit shëndetësor dhe, për këtë, duhet të vlerësohen. Gjatë konferencës III Kombëtare të Infermierëve të Shqipërisë, ministri Petrit Vasili theksoi se duhet të vijohet me kualifikimin e kësaj kategorie, në mënyrë që të ofrohet një shërbim sa më europian dhe modern. Nuk duhet të hiqet dorë në asnjë mënyrë nga kualifikimi, pasi teknologjia ecën para dhe ajo është pa kufi, duke ofruar gjithmonë e më tepër gjëra të reja, tha Vasili. Ndërkaq, edhe kreu i Urdhrit të Infermierëve në vend u shpreh se po bëhen përpjekje të vazhdueshme për të standardizuar dhe përmirësuar formimin e infermierëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›