E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Kemi fituar betejën ndaj A/H1N1, virusi larg vendit tonë

Instituti i Shëndetit Publik, duket se e ka fituar tashmë betejën me gripin pandemik dhe ka ditur ti përballojë me seriozitet dhe profesionalizëm dhe situatën e emergjencës të krijuar në zonën e Shkodrës. Kemi një situatë nën kontroll dhe dalja nga pandemia tashmë është një realitet. Shqipëria tashmë e ka fituar betejën ndaj virusit A/H1N1, dhe po i thotë lamtumirë pandemisë së gripi, kjo konfirmohet nga Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i cili gjatë

analizës një-vjeçare të Institutit të Shëndetit Publik, theksoi se situata është e normalizuar dhe nën kontroll. Ndër të tjera Vasil e ka konsideruar këtë institucion si lider në fushën e shëndetit dhe ka theksuar dhe njëherë nevojën e kualifikimit të kapaciteteve njerëzore. Kështu gjatë analizës vjetore të Institutit të Shëndetit Publik u bë e ditur se vetëm pak kohë më parë ISHP u pranua si anëtar me të drejta të plot me atë të Organizatës Botërore të Instituteve të Shëndetit Publik INAPHI. Ndërkohë që sipas drejtorit Alban Ylli ka filluar puna për futjen e standardeve organizative dhe laboratorike bashkëkohore, ndaj dhe viti 2010 do të jetë i rëndësishëm në këtë drejtim. Vetëm gjatë vitit të kaluar sipas një përllogaritje të afërt specialistët e këtij instituti kanë kontaktuar me rreth 12 mijë mjekë infermiere dhe punonjës të shëndetit publik, arsimtare, grupe të ndryshme të komunitetit duke i trajnuar apo ndërgjegjësuar ata për problemet e ndryshme.

Last Updated on E Marte, 02 Shkurt 2010 21:53

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›