E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë me piktura nga vendet e Mesdheut në Salone Borromini

Ditën e sotme në datën 3 shkurt, 2010 në orën 17:30 do të hapet për publikun në bibliotekën Vallicelliana Salone Borromini, ekspozita ekspresioniste me piktura të vendeve të Mesdheut me pjesëmarrjen e rajonit të Lazios, provincës së Romës, komunën e Romës, Regione Calabria, provinca e Crotone, komuna e Santa Severina dhe të gjitha ambasadave të vendeve përgjegjëse. Objektivi i kësaj nisme është vendosja e rajonit të Lazios në pozicion

qendror mes Evropës dhe Mesdheut, që mund të luajë  një rol të rëndësishëm lidhës midis dy poleve. Një rol aktiv dhe përfaqësues i një shoqërie të madhe që hapet progresist tek pluralizmi kulturor dhe që duhet të ofrojë mundësinë e jetesës dhe punës në një kontekst multiteknik dhe multigjuhësor mundësi dhe dinjitet Mesdheu, është një det kundër të gjithë fondamentalistëve kundër atyre të kontinenteve, atyre të religjioneve dhe atyre të qytetërimit. Paqja që del duhet të provojë ndërtimin e një paqeje komplekse, midis qytetërimit të ndryshëm, asnjëri prej të cilëve nuk pretendon se i ngjan tjetrit, për ta thithur dhe për ta shndërruar në vetvete. Shkrimtarë, njerëz të kulturës që i dedikohen tematikave të lidhura me Mesdheun, i japin hijeshi kësaj iniciative prestigjioze duke i ofruar publikut kontributin e tyre dhe eksperiencën shumë vjeçare. Në një kontekst më të gjerë, Universiteti Popullor Mesdhetar, (UPMED), përzgjedh të mbështes në këtë iniciativë provincën e Lazios dhe Romën si pikënisje për arritjen e një sërë objektivash. Për rëndësinë historike për të qenë në qendër të Mesdheut, sot ashtu sikurse dje duhet udhëhequr dialog midis popujve dhe kulturave të ndryshme, që shfaqen në detin tonë. UPMED përqendrohet direkt tek objektivi dhe përzgjedh të realizojë një takim historik midis maestrove të mëdhenj dhe artistëve të rinj, në një ekspozitë pikture që mund të jetë shenjë për bashkëpunimin dhe paqen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›