E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili Masa te rrepta per higjienen

Gjate takimit me drejtues te drejtorive rajonale te Shendetit Publik Vasili vleresoi se aspektet higjieno-sanitare ne menyre te vecante cilesia sanitare ne zonat me frekuentim te larte jane problem i rendesishem dhe shqetesues.

Sezoni qe lame pas vertetoi frekuentim turistik te jashtezakonshem por dhe demonstroi nje perballje per fat te keq jo gjithmone pozitive mes pushuesve te shumte dhe kushteve ambientale-sanitare u shpreh ai duke permendur administrimin e keq te mbetjeve ne disa raste zhurmave urbane higjienes urbane e mirembajtjes se territorit. Ne menyre qe sezoni turistik te kete mbarevajtje te mire higjieno-sanitare Vasili kerkoi organizim gjithevjetor te punes ne perputhje me specifikat qe ka cdo rreth.

Tirana do te kete plan specifik duke dalluar periferine zonen qendrore me frekuentim me te larte ndersa toleranca ne kete drejtim do te jete zero tha ai. Vasili paralajmeroi masa te rrepta administrative ndaj cdo subjekti njesie vendore etj qe nuk respekton ligjin dhe behet ndotes i ambientit sikurse dhe ndaj Inspektorateve ne rast te moszbatimit te detyres.

Do te kete nje front te tere te luftes per ruajtjen e nje niveli higjieno-sanitar shume te larte tha Vasili duke vene ne dukje bashkepunimin per realizimin e ketij synimi edhe me strukturat e tjera shteterore.

2010-11-25 1440

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›