Vasili: Nuk kemi bashkuar votat me PS, mbrojme qendrimin tone Qamil Xhani
Zevendeskryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili deklaroi dje se kjo force politike nuk ka bashkuar votat me PS per ceshtjen e ndarjes se zonave zgjedhore, por mbron qendrimin e saj. Ne nje konference per mediat, Vasili tha dje se per ceshtjen e mandateve dhe ndarjes se Zonave te Administrimit Zgjedhor LSI-ja ka qendrimet e saj parimore, ndersa ka kerkuar mos bllokimin e punes se KQZ nga forcat e tjera politike. “Levizja Socialiste per Integrim ne te gjitha rastet, qofte ne lidhje me ngritjen e ZAZ-ve apo qofte ne lidhje me ngritjen e komisionit hetimor, as nuk ka bashkuar dhe as nuk ka ndare votat me kerkend. Ne kemi mbajtur pozicionin tone parimor per te dyja ceshtjet”, u shpreh Vasili. Ai u shpreh se nuk duhet te kete protagonizem politik nga asnje prej forcave kryesore, por duhet qe KQZ-ja te zgjidh problemet teknike te zgjedhjeve per te mos u bere pengese ne te ardhmen. “Mendimi i LSI eshte ky: Administrimi zgjedhor dhe realizimi i standardeve te zgjedhjeve nuk kane nevoje per protagonizem politik nga cilido krah qe ai te vije. Ka nevoje per rikthimin ne memorie te atyre zgjedhjeve me probleme te cilat e kane penalizuar Shqiperine dhe integrimin e vendit dhe besoj se nuk ka nevoje me per asnje nevoje per nje shpjegim te metejshem per te treguar rendesine e tyre dhe per realizimin e tyre me cilesi. Keshtu qe perfundimisht kjo situate duhet te zhbllokohet ne menyre te menjehershme”, tha ai duke ju referuar debatit ne lidhje me ndarjen e zonave dhe mandateve ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ai u shpreh se shtimi i ZAZ-ve do te ndihmonte ne permiresimin e procesit te administrimit zgjedhor ne vend. Ndersa ne lidhje me mandatet ne Berat dhe ne Kukes, Vasili ka shtuar se qendrimi i LSI-se lidhet me transparencen. “Kemi pasur pozicionin se shtimi i ZAZ-ve do te ndihmonte per nje administrim me te shpejte dhe me efektiv te zgjedhjeve duke evituar mbingarkesat dhe vonesat ne nxjerrjen e rezultateve. Ne te dytin kemi votuar ne emer te transparences,pra nje transparence qe eviton e eliminon cdo lloj dyshimi, rezerve apo pakenaqesie te thelle e cila do te shenjonte negativisht zgjedhjet e ardhshme. Ne te dyja rastet qendrimi i LSI-se eshte qendrim nen driten e nje identiteti politik te forte”, u shpreh dje Vasili. Perfaqesuesi i LSI-se i ka cilesuar qendrimet e mbajtura nga forcat kryesor ne KQZ si te padobishme per sistemin. Ai ka argumentuar se synimi kryesor eshte zhvillim me standarde i zgjedhjeve te ardhshme. “Kjo situate absolutisht duhet te zhbllokohet ne menyren me te shpejte te mundshme sepse koha ne dispozicion eshte mjaft e paket dhe eksperienca e mjaft zgjedhjeve te meparshme ka treguar se marrja e vendimeve me shume kohe vonese ka influencuar drejtperdrejte ne cilesine e zgjedhjeve te realizuara sepse koha e mundesuar per te trajnuar te gjithe ata administratore te procesit zgjedhor ka qene e paket, e pamjaftueshme ose ne momente te caktuara aq inekzistente saqe edhe trajnimi i tyre eshte kthyer ne nje trajnim fiktiv”, tha perfaqesuesi i LSI-se, Petrit Vasili.