E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH: Shqiperia vijon me treguesit ekonomike me pozitive ne rajon Eglantina Nasi

Shqiperia paraqet tregues makro-ekonomike me pozitive sesa vendet e tjera te Evropes Qendrore dhe Juglindore. Kjo dukuri bie ne sy gjate nje analize krahasimore mes ketyre treguesve, publikuar se fundmi nga Banka e Shqiperise per tremujorin e trete te ketij viti. Keshtu, ndersa per vendin tone raportohet nje nivel zyrtar i rritjes ekonomike deri ne nivelin prej 2%, per shume vende te ketij rajoni, ajo rezulton te jete negative pergjate kesaj periudhe. “Vendet e ketij rajoni, gjate tremujorit te dyte ashtu si edhe ne ate paraardhes, kane shfaqur ngadalesim te metejshem te ritmeve te rritjes dhe ngadalesim te aktivitetit ekonomik”, citon konkretisht raporti i BSH-se. Duke kaluar ne detaje, tregohet sesi rritja e PBB-se per tremujorin dyte te 2012, ne Republiken Ceke rezultoi -1.0 % nga -0.7% qe ishte nje tremujor me pare. Kurse per Hungarine thuhet se ky tregues u tkurr me nivelin negativ prej -1.3%. Ndersa shtohet se agjencite kredituese nderkombetare e kane vleresuar negativisht gjendjen e saj. “Aktiviteti ekonomik ne Maqedoni eshte tkurrur per te dytin tremujor radhazi, ne -0.9% nga -1.4% ne tremujorin e pare”, eshte nje vend tjeter qe vleresohet negativisht per ecurine e tij nga BSH-ja. Per te vijuar me tej me Serbine, per te cilen thuhet se rritja e PBB-se per tremujorin e dyte ka qene negative me -0.8%. Apo me Rumanine, aktiviteti ekonomik i te ciles shenoi rritje vetem prej 1.1% etj. Ne kete aspekt, Shqiperia rezulton te kete shenuar me teper rritje se te gjitha keto vende, pervec Polonise, per te cilen raporti i lartpermendur citon se rritja e saj ekonomike ka ruajtur vlera pozitive, me nivele deri ne 3.5%. Nga ana tjeter, nje tregues makro-ekonomik i rendesishem qe merret ne konsiderate nga ky raport eshte edhe ai i inflacionit, per te cilin gjithashtu, Shqiperia rezulton se e ka nen kontroll, prej rreth 3-3.5%, brenda parametrave te bankes se saj qendrore. Gje e cila ne fakt, nuk ka ndodhur aspak ne Serbi dhe Rumanine, per te cilat thuhet se ky tregues e ka kaluar ndjeshem objektivin kryesor te bankave te tyre qendrore. “Ne Rumani, inflacioni vjetor u rrit ne 5.33% ne muajin shtator, nga 3.9% qe shenonte ne gusht dhe 3.0% ne korrik, duke tejkaluar ndjeshem objektivin prej 3.0%”, citon raporti. Teksa shton se “norma e inflacionit ne Serbi eshte rritur ndjeshem ne tremujorin e trete, duke u ngjitur ne nivelin 10.3% ne muajin shtator, nga 5.3% qe ishte ne qershor”. Nga ana tjeter, norma te larta te inflacionit jane shenuar edhe ne Hungari, prej 5.6% ne muajin shtator, nga 5.3% qe ishte ne muajin gusht. “Por norma e inflacionit eshte e larte edhe ne Bullgari, ku eshte rritur gradualisht ne tremujorin e trete, nga nje minimum 1.6% ne qershor, ne 4.9% ne shtator”, pohojne nder te tjera ekspertet e BSH-se. Dukuri kjo, e cila nuk ka ndodhur aspak ne Shqiperi. E per keto arsye, mund te thuhet pa frike se jo vetem qe gezon nje stabilitet te dukshem te treguesve makro-ekonomike, sic eshte vleresuar edhe nga agjencite nderkombetare te kreditit, porse Shqiperia i ruan ata ende ne parametra te kontrolluar te objektivave qe kane percaktuar autoritetet e saj zyrtare rreth tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›