Guxholli: Viti 2013, me pak taksa per biznesin Eva Gjura
Vemendja ndaj biznesit te vogel nga ana e mazhorances nuk ka munguar edhe ne keto dite festash. Drejtues te pushtetit vendor dhe qendror kane vijuar takimet dje me bizneset, per t’u njohur me nga afer me problematiken e perditshme te ketij biznesi dhe per te reflektuar ate ne vendimmarrje dhe ne rregullat me te cilat pushteti vendor dhe qendrore i sherben ketyre bizneseve. Anetarja e Keshillit Bashkiak Tirane, njekohesisht edhe keshilltare per ekonomine e Kryeministrit znj. Suzana Guxholli, Drejtoresha e Pergjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore prane Bashkise se Tiranes znj. Andia Pustina si dhe Perfaqesuesi i PD-se z. Ferdinand Shehu jane takuar me biznesmene, te cilet ushtrojne aktivitetin pergjate Bulevardi “Bajram Curri”, ne njesine bashkiake nr 5. Gjate bashkebisedimit me zonje Guxholli dhe funksionaret e tjere, biznesmene te ndryshem kane shprehur mendimet e tyre ne lidhje me deklarata e bera nga kryetari i opozites Rama, per heqjen e taksave ndaj biznesit te vogel duke e quajtur si paradoksale. Nga ana tjeter perfaqesuesit e biznesit te vogel kane vleresuar Qeverine qendrore dhe Bashkine, qe u kane ardhur ne ndihme me ane te politikave fiskale te ndermarra deri tani, duke kerkuar ligj dhe taksa te ndershme dhe te perballueshme per biznesin, sic edhe rezultojne te tilla. Nje tregtar i shpreh se, “politika fiskale e bashkise dhe e shteti me duken normale. Ne po bejme nje vit qe e kemi hapur si biznes dhe jam i kenaqur me te ardhurat qe na sjell, ku ne baze te kesaj une kam punesuar edhe dy punetore, cfare do te thote qe biznesi ka rritje. Ne lidhje me pagesat e taksave dhe tarifave, i shikoj si tarifa te perballueshme. Mospagimi i taksave nuk me duket normale, eshte nje detyrim ligjor, sic e kane te gjitha shtet e bote. Sepse me ato taksa behet e mundur krijimi i kushteve dhe sherbimeve me te mira ndaj nesh si biznes, por edhe si qytetare.” Ndersa znj. Guxholli u shpreh se, “edhe Karl Marksi ne “Manifestin” e tij, ndalet deri tek taksa progresive, ndersa kryetari i opozites shkon edhe me tej, shkon tek taksat zero. Vetem Enveri beri paradoksin e takses zero ne teori dhe shkaterroi ekonomine ”. Sipas Guxhollit, bizneset dhe te gjithe individet jane te ndergjegjshem, qe zhvillimi bazohet ne taksa te ulta, ne taksa qe ofrojne sherbime. “Taksa, te cilat bashkia e sotme i ka shnderruar per biznesin e vogel nga vlera 142 mije e 200 leke qe kane qene ne kohen e Rames, kur ishte kryetare bashkie ne vleren 67 mije e 900 leke qe eshte taksa qe duhet te paguaj sot biznesi i vogel. Nderkohe qe, te gjithe e dime qe rreth 60 tarifa dhe pagesa jane eliminuar”, u shpreh anetarja e Keshillit Bashkiak. Gjithashtu ajo ka bere te ditur nje tjeter qendrim te mazhorances duke u shprehur se, diten e hene Bashkia e Tiranes do te prezantoje projekt-buxhetin saj ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, ku lehtesira te tjera, heqje te tjera taksash te perkohshme do te behen per biznesin e vogel. Vec kesaj, ajo ka kujtuar faktin se, te gjithe jemi prezent per masat qe jane marre dhe per sherbimet e ofruara per te lehtesuar te berit biznes, si regjistrimin prane bashkise per 24 ore dhe me nje 1 euro dhe sherbime te tjera, te perqendruara te gjitha, per te lehtesuar kohen e biznesit dhe njekohesisht per te mundesuar bashkebisedimin e tyre me bashkine.