Aksidenti në Peqin, ende asgjë për shoferin

Ende asgjë lidhur me Klodian Rromën, shoferin e makinës e cila mbrëmjen e djeshme doli nga rruga dhe ra në ujërat e lumit Shkumbin. Ngjarja ndodhi në orët e mbasdites të së martës, në vendin e quajtur Murras në afërsi të komunës Pajovë të Peqinit, një mjet tip Ford me targa DR 6305 E, i cili drejtohej nga shtetasi Klodian Ibrahim Rroma, 27 vjeç, lindur ne Gramsh dhe banues tek ish-Këneta Durrës, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Shkumbin. Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe konsumimi i alkoolit, gjë që ka sjellë humbjen e kontrollit të makinës nga ana e drejtuesit. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pas dy oresh nxorën mjetin nga ujërat e lumit Shkumbin. Policia nuk gjeti në makinë asnjë person, gjë që i vuri ata dhe zjarrfikësit në lëvizje duke kontrolluar përgjatë rrjedhjës së lumit Shkumbin, më gjithë vështërsitë nga errësira.
Edhe sot është punuar nga polombarët përgjatë këtij lumi dhe akoma nuk është gjetur asnjë shenjë trupi në këtë lumë. Të afërmit e viktimës të cilët ndodhen në vendngjarje shprehen se viktima ka qene vetëm në makinë, pasi ai ka çuar bashkëshorten në një fshat të Cërrikut, ku ajo kishte prindërit, dhe më pas ka konsumuar pije alkoolike me disa shokë dhe është nisur për t'u kthyer në shtëpi. Gjatë kthimit ai ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në rrjedhjen e lumit Shkumbin. Sidoqoftë policia e Elbasanit në bashkëpunim edhe me komisariatin e Peqinit po punojnë për gjetjen e trupit të viktimës.