E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Strategji të re për të luftuar drogën

Droga tek të rinjtë

Ministria e Shëndetësisë ka konstatuar sot se, numri i përdoruesve të drogave në Shqipëri po rritet me hapa të shpejta, veçanërisht tek moshat e reja shkollore.

Sipas statistikave, ka rreth 5 mijë persona, të cilët rezultojnë të jenë përdorues të rregullt të drogave të forta, kokainës si dhe heroinës, ndërkohë që numri i atyre që kanë konsumuar të paktën një herë të vetme drogë mendohet të jetë 40 mijë ndoshta edhe më shumë.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka prezantuar planin strategjik të luftës kundër drogës për vitin 2012-2014, i cili ka marrë edhe miratimin e qeverisë.

Referuar shifrave të shërbimit të Toksikologjisë, duke nisur nga viti 1995 e deri më sot ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të personave të droguar. Ndërsa, janë shënuar qindra raste në 1995, sot flasim për 2148 raste në 2011, që do të thotë se ka një rritje të përdorimit të drogës në Shqipëri, tha Vasili.

Duke prezantuar strategjinë e re, Vasili tha se ajo është një tjetër instrument veprimi, që bazohet në katër shtylla themelore, në koordinimin strategjik, në reduktimin e ofertës dhe kërkesës dhe reduktimin e dëmit.

“Ajo është konceptuar në mënyrë të tillë që të gjithë elementet të funksionojnë në sinkron, duke qenë të bindur se asnjeri prej tyre nuk mund te zhvillohet, me pak sepse do te krijonte probleme më të thella”, tha Vasili.   /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›