Vasili: Të gjitha masat kundër A/H1N1

Sapo ka ardhur në pushtet ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka mbledhur komitetin e ekspertëve mbi situatën e gripit të derrave. Lidhur me këtë situatë ai deklaron se ecuria e gripit A/ HINI nga pikëpamja mjekësore dhe epidemiologjike paraqitet e qendrueshme. "Janë marrë të gjitha masat për të siguruar në sasi të nevojshme medikamentet specifike dhe antivirale", ka deklaruar Vasili.
Ministri i sapoemeruar ka realizuar një sërë takimesh edhe me disa personalitete të huaja në fushën e shëndetësisë. Kështu ai ka pritur në një takim drejtuesen e Misionit të Bankës Botërore në Tiranë Camile Naumah. Në këtë takim me zonjën Naumah ministri mori premtimin se Banka Botërore do të japë mbështetje në realizimin e reformave në fushën e shëndetësisë.
Ndërkohë që takimi i radhës u realizua me ambasadorin e Turqisë me të cilin ndër të tjera u diskutua për rinovimin e marrëveshjes për kurimin e pacientëve shqiptarë në spitalet e shtetit turk.
Urimet për detyrën e tij të re ministrit i ka marrë edhe prej ambasadorit kroat Javarski. Në takim u ra dakort për nje bashkëpunim të mirë midis vendeve në mënyrë që Shqipëria të marrë eksperiencën kroate e cila do ta ndihmojë drej integrimit ne BE.