Meta apel opozitës të ndërpresë bojkotin

Zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka kërkuar nga opozita që të ndërpresi bojkotin dhe të kthehet në parlament. Sipas Metës nuk është e rëndësishme nëse fiton Rama apo Lakrori në zgjedhjet për kreun e PS-së, por që kjo parti të kthehet në rrugën e drejtë dhe të bashkëpunojë me qeverinë për liberalizimin e vizave. Meta ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për integrimin e vendit në BE.
Këto deklarata ministri i Jashtëm, Ilir Meta i ka bërë në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë qëndrimit të tij në New York ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Këto deklarata ministri i Jashtëm, Ilir Meta i ka bërë në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë qëndrimit të tij në New York ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.