Vasili: Zgjedhjet, pa standarde

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka konsideruar zgjedhjet e 28 qershorit pa standarde dhe i ka bërë apel PD-së e PS-së që të mos tensionojnë situatën pas zgjedhore, pasi dëmtojnë integrimin e vendit. "I bëjmë thirrje Berishës e Ramës që të presin me qetësi rezultatet e zgjedhjeve. Imazhi i vendit është cënuar nga këto zgjedhje pa standarde dhe çdo tensionim i situatës do dëmtonte procesin e integrimit", deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.
Sipas tij, LSI kërkon respektimin e Kodit Zgjedhor, i miratuar nga vetë këto parti, si dhe të gjitha procedurat e ligjshme të ankimimit të institucioneve të ngarkuara me ligj.
Sipas tij, LSI kërkon respektimin e Kodit Zgjedhor, i miratuar nga vetë këto parti, si dhe të gjitha procedurat e ligjshme të ankimimit të institucioneve të ngarkuara me ligj.