Vasili kryqëzon vartësit, dhurim gjaku me grafik
nevojat e theksuara me gjak. Në këtë formë Vasili do të mbulojë mungesat e theksuara për gjak në të gjitha pavijonet në të cilat pacientë të shumtë janë në pritje me muaj javë të tëra deri sa të mund të marrin një flakon gjak. Megjithëse ka një sensibilizim të qytetarëve për të ndihmuar personat në nevojë dhe është grumbulluar një sasi e konsiderueshme gjaku, kjo periudhë konsiderohet shumë problematike pasi ka rritje të traumave, plagosjeve dhe të numrit të aksidenteve për shkak të emigrantëve. Ka filluar zbatimi i planit të masave të marra nga ministria e Shëndetësisë për sigurimin e rezervave të gjakut, gjatë sezonit të verës. Kanë qenë punonjësit e kësaj ministrie, të cilët kanë dhuruar gjak, pasi gjatë muajve të verës do të jete personeli shëndetësor ai që do të dhurojë gjak, për të ndihmuar kontingjentin e njerëzve që kanë nevojë për të."Jemi para periudhës së verës, ku normalisht ka një rënie të dhurimit vullnetar të gjakut për shkak të pushimit. Në këtë kuadër para një muaji kemi marrë iniciativën që të gjithë punonjësit e shëndetësisë të dhurojnë gjak sipas një grafiku të përcaktuar në mënyrë që të përballojmë këtë periudhë të verës", thotë Vjollca Duro, specialistë në MSH. Plani i dhurimeve të gjakut, për verën do të bëhet sipas një grafiku të posaçëm. Në ditët në vijim do të jenë punonjësit e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë, që do të dhurojnë gjak. Sipas qendrës së kontrrollit të gjakut, janë rritur ndjeshëm dhurimet vullnetare, por jo në masën 100%. Siguria e gjakut ka qenë problematike çdo vit dhe kjo ka bërë që nga viti 2005, kur u identifikuan 4 fëmijë talasemikë me HIV/AIDS dhe 88 të tjerë me hepatit B e C, të mos ketë raste të reja. Në të gjithë vendin numërohen rreth 300 pacientë talasemikë. Nga viti 2004-2007 kanë ardhur në jetë 80 bebe talasemike, ndërkohë që zonat që kanë përqindjen më të lartë të pacientëve që vuajnë nga talasemia, ose siç njihet ndryshe mungesa e rruazave të gjakut, janë Fieri, me 22 për qind, Lushnja me 17 për qind, Vlora me 16 për qind dhe Saranda me 12 për qind.