E Diel, 1 Nëntor 2026

Specialistët: Trashëgimia kulturore në rrezik, në 20 vite një katastrofë

Trashëgimia në rrezik mbledh intelektualët dhe specialistët në një tryezë për problemet me monumentet e kulturës

Gjatë 20 viteve në trashëgiminë kulturore shqiptare janë hasur shumë probleme, të cilat kanë sjellë dhe një katastrofë të saj, kështu u shprehën specialistë dhe studiues të trashëgimisë kulturore. Një tryezë e rrumbullakët me temë

Trashëgimia kulturore e rrezikuar u zhvillua dje paradite pranë ish-Institutit të Monumenteve të Kulturës. Mbështetur nga fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, kjo tryezë u fokusua në evidentimin dhe diskutimin e problematikave nga të cilat vuan aktualisht trashëgimia kulturore shqiptare. Më tepër se gjashtë mijë monumente kulturore në territorin shqiptar ndodhen në rrezik të vazhdueshëm për tu zhdukur dhe faji për këtë shkatërrim vjen që nga shteti e deri te ndërgjegjja qytetare, e cikla ka vite që mungon. Një grup intelektualësh, dashamirës të trashëgimisë kulturore ngritën zërin për këtë trashëgimi të rrezikuar sot madje më shumë se dy dekada më parë. Situata konsiderohet dramatike, jo vetëm nga ai që organizoi këtë tryezë Artan Lame, që synon të konkretizojë veprimet e veta përmes një promemorie drejtuar institucioneve, por edhe me padi gjyqësore të ngritura ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë trashëgiminë kulturore shqiptare. Situata e trashëgimisë kulturore shqiptare në këtë fillim shekulli të ri, është fakti që gjendja e trashëgimisë tonë kulturore është një gjendje vërtete dramatike. Trashëgimia në rrezik botuar nga Fatos Lubonja dhe Artan Shkreli, ku hidhej ideja e alarmit për rrezikun e trashëgimisë kulturore, sot kanë kaluar 10 vjet dhe nuk është bërë asgjë për përmirësimin e saj. Trashëgimia jonë kulturore nuk është kolosale, por edhe ajo pak që është vazhdon të rëndohet pa reshtur. Situata aktuale e rënduar qoftë nga kriza ekonomike, qoftë politike bën që vëmendja mbi të tilla gjëra të spostohet dhe të kalohet në plan të dytë. Kriza ekonomike sjell faktorin e prerjes së fondeve, që shkon në nivele qesharake, cilëson ndër të tjera Artan Lame. Më tej ai u shpreh se e gjithë kjo situatë vjen dhe për faj të procesit të decentralizimit të pushteteve. Institucionet e trashëgimisë kulturore për fat të keq po vuajnë prej vitesh një spastrim të specialistëve, një faktor tjetër që ndikon keq është edhe procesi i decentralizmit, i cili në shumë raste ka sjellë kalimin e përgjegjësive nga një pushtet në tjetrin, nga pushteti qendror tek ai lokal, pa asnjë kontroll të mëtejshëm se çfarë do të ndodh me të, thotë Artan Lame, Qendra Shqiptare e Trashëgimisë. Teksa faji është lënë jetim po kështu ka ndodhur edhe me shumë monumente kulture. A kemi ne ndërgjegje për këto gjera, a kemi ne ndjeshmëri ndaj trashëgimisë kulturore? Nëse do të bëjmë një analizë se çfarë ka ndodhur me trashëgiminë kulturore në këto 20 vjet do të shikojmë se katastrofa është rezultat i të gjithë neve, ku të gjithë kemi përgjegjësi jo vetëm institucionet e monumenteve. Shoqëria shqiptare është shembulli me grotesk, trashëgimia kulturore si pjesë e asaj që është e përbashkët dhe që i takon të gjithëve e asaj që bashkon të gjithë, është një nga faktorët e rëndësishëm të asaj që quhet mirëqenie, që do të thotë se bashkon shumë shpirtra, trashëgimia i bashkon njerëzit dhe rrit mirëqenien, pohon Fatos Lubonja. Ndërkaq theksi gjatë diskutimeve në tryezën Trashëgimia e rrezikuar është vënë edhe tek ndryshimet që pritet ti bëhen ligjit për trashëgiminë kulturore. Një nga kontributet e këtij takimi mund të ishte dhe kërkesa për një studim më të detajuar dhe me të saktë të rrugës që sheh sistemi i trashëgimisë shqiptare në të ardhmen, tha Lorenc Bejko nga Qendra Ndërkombëtare e Arkeologjisë. Një tjetër fenomen që ndikon në gjendjen e monumenteve janë edhe ndërtimet pa leje që synohet tu vihet fre. Sipas organizatorëve, situata aktuale e trashëgimisë kulturore shqiptare vjen me shumë dëmtime. Shumë nga monumentet që mbërritën në vitet 90 të rrezikuara, tashmë janë zhdukur dhe bëjnë pjesë vetëm në kujtesën e brezit tonë. Në kushtet e krizës ekonomike, të parat që e pësojnë janë institucionet e trashëgimisë dhe vetë trashëgimia kulturore. Nga ana tjetër në kushtet e krizës ekonomike është trashëgimia kulturore ajo që preket nga shkurtimi i fondeve, ndërkohë që kjo tryezë synon institucionalizimin, listimin e objekteve në rrezik dhe hapa konkrete për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Arti bashkëkohor vjen nga katër artistë në Vlorë
Më datën 11 korrik The Promenade Gallery prezanton ekspozitën kolektive Who Is Afraid Of Red Yellow and Green në Vlorë, me pjesëmarrjen e artistëve Alban Muja, Adrian Paci, Anri Sala, Artan Shabani, Driant Zeneli dhe Fani Zguro. Kjo ekspozitë konsiston në prezantimin e punëve të disa prej artistëve shqiptarë, të cilët sot punojnë në kontekst ndërkombëtar. Ekspozita e merr titullin prej njërës nga punët e prezantuara në ekspozitë, videos së Anri Salës, Who Is Afraid of Red Yellow and Green, e realizuar në 2008. Në këtë video artisti shqiptar trajton nëpërmjet planesh fikse një situatë jo të zakontë, ku merimangat endin folenë e tyre pikërisht mbi dritat e një semafori, pa iu frikësuar aspak tensionit që ato krijojnë. Alban Muja prezantohet me foton Catch Me, të cilën e ka realizuar gjatë rezidencës së tij në Santa Fe Institution më 2007, foto e cila fikson vetë artistin teksa vrapon në shkretëtirë, duke sfiduar gjithçka me entuziazëm. Adrian Paci me videon e tij "Nobody Is Romantic Anymore" vazhdon kërkimin e nisur qysh herët në lidhje me figurën dhe pozicionimin e artistit. Në qendër të videos Paci vendos një personazh të vërtetë, piktorin dhe mikun e tij Ilir Zefi, i cili vazhdon të kultivojë një ide heroike mbi qëndrimin e artistit dhe mënyrën e të bërit art. Gjithsesi ironia dhe autoironia e bashkuar me një tis të hollë melankonie dhe e shoqëruar me një sens kritik, nuk e lënë personazhin e videos të bjerë në patetizëm. Artan Shabani prezantohet me dy foto The Singing Lions, ku trajton fenomenin e arkitekturës sot, mënyrën se si ne marrëdhënësohemi me të, mënyrën se si e konsumojmë ne atë, apo arkitektura ne. Driant Zeneli prezantohet me videon ''The dream of icarus was to make a cloud'', duke u transportuar nga një atlet profesionist artisti kryen një fluturim në ajër dhe prej saj hedh një pluhur të bardhë në ajër. Një sforcim për të prodhuar një aksion të shpejtë. Reja qëndron për pak sekonda dhe sfumohet nga era nëpër valatat e malit. Fani Zguro prezantohet me foton To Divide It, e cila tregon histori të kaluara. Ekspozita Who Is Afraid of Red Yellow and Green do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datën 14 shtator 2010 në The Promenade Gallery, Bulevardi Skelë Uji i Ftohtë, 9401 Vlorë.

Ministri Xhaferaj shton numrin e ciceronëve në monumentet kulturore
Në ambientet e MTKRS, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Ferdinand Xhaferaj zhvilloi dje mbledhjen me të gjitha strukturat e linjës në rrethe për Trashëgiminë Kulturore dhe Turizmin. Ai në fjalën e tij u shpreh se sezoni turistik ka filluar mjaft mirë me impenjimin e pastrimit të plazheve. Gjithsesi kjo nuk mjafton cilësoi ai, pasi kërkohet impenjimi maksimal nga të gjitha drejtoritë për të qenë në gatishmëri të turistëve, veçanërisht nga korriku deri në fund të shtatorit ku dhe fluksi i turistëve është më i madh. Drejtoria e Politikave të Turizmit dhe Trashëgimisë, theksoi Xhaferaj do të jetë në inspektim terreni për të gjitha vendet e Shqipërisë në mënyrë që ti qëndrojë sa më pranë problemeve dhe për të kontrolluar mbarëvajtjen e punës për sa i takon sezonit turistik. Drejtoria e Buxhetit në MTKRS ka planifikuar pagesën e ciceronëve shtesë për qytetin e Durrësit, Shkodrës, Beratit, Apolonisë, Krujës dhe Gjirokastrës. Ministri u shpreh se nuk do të lejojë asnjë neglizhim nga ana profesionale, si dhe kërkoi orare të zgjatura për këtë periudhë ku ka fluks turistësh, pasi imazhi turistik është dhe do të jetë një nga angazhimet më të mëdha të politikave turistike. Ndër të tjera ministri Xhaferaj theksoi se neglizhimi i punës do të ketë pasoja, deri në largimin nga puna të punonjësve që nuk

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›