Vasili merr seriozisht ligjin për duhanin, gjobit spitalin
TIRANË - Duhani edhe pse ndalohet me ligj në institucione dhe në ambiente publike, konsumohet rregullisht nga të gjithë. Me ardhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, është vënë në lëvizje edhe ISHP-ja e cila ka nisur vënien e gjobave në institucionet shëndetësore. Sot ka marrë 50 mijë lekë gjobë, reparti i Kirurgjisë në QSUT.
Inspektoriati Sanitar Shtetëror dhe Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se kanë nisur një aksion në rang kombëtar për zbatimin pa kompromis të ligjit "për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit". Kreu i ISHP-së, Alban Ylli ka verifikuar ne terren zbatimin e këtij ligji, duke gjetur në shkelje edhe Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Pavioni i konsultave kirurgjikale pranë QSUT-së ka marrë një gjobë prej 50 mijë lekesh (te reja) për arsye se ne ambiente mungonin shenja dalluese që ndalojnë konsumimin e duhanit.
"Shume shpejt do te vendosen gjoba dhe masa te renda ndershkimore per te gjithe shkelësit e ligjit", u shpreh Ylli. Ndërsa kreu i Inspektoriatit Sanitar, Gazmend Bejtja tha se kërkojmë bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera qe ligji të mirëfunksionojë. "Gjithë armata jone e inspektoreve duke filluar nga dita e sotme është ne terren", shtoi ai.