E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodit i vjen keq për atë që do të largohet

10/04/10 12:25

Mëngjesi ka ardhur dhe banori i parë që zgjohet është Kika e më pas Klodi. Dritat janë ndezur dhe muzika ka filluar, por të gjithë banorët vazhdojnë të flenë. Tatianës i del gjumi, shikon njëherë përreth e më pas kthehet nga ana tjetër. Ajo dhe Jetmiri kanë fjetur bashkë gjatë natës, tek krevati i Jetmirit. Nuk kalon shumë kohë dhe ajo ngrihet. Kika është në kuzhinë duke pregatitur kafetë e mëngjesit dhe pasi Tatiana shkon e përshëndet dhe i ankohet për pamjen e saj të jashtme. Po ashtu ajo i kërkon Kikës ti bëjë një kafe dhe ai i përgjigjet se tashmë ia ka bërë. Ata dalin të dy në kopësht dhe Tatiana pyet Kikën nëse i ka bërë gati valizhet dhe ai pëprgjigjet se ka kohë dhe do ti bëjë më vonë.
Kika dhe Klodi gjenden në kuzhinë dhe Klodi shprehet se atij i vjen keq për atë person që do të largohet sot, kushdo që të jetë. Po ashtu dhe Tatiana shprehet se ajo ka të preferuarit e saj dhe përmend se me Kikëm dhe Jetmirin ka krijuar afrimitet, ndërsa me Manalin jo. Klodi përgjigjet se gjithsesi nuk është i bukur momenti i largimit dhe Tatiana thotë se nuk Klodit nuk ka pse ti vijë kaq keq për atë që do të largohet pasi në fund të fundit në shtëpi do të shkojë. Klodi thotë se pjesmarrja në këtë lojë është një eksperiencë shumë e rëndësishme për jetën dhe Tatiana shprehet se po të fillojë të mendojë që tani për mbrëmjen, di ti fillojë dhimbja e stomakut nga emocionet dhe Klodi shton se atij i ka filluar që mbrëmë kjo gjendje.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›