Vasili, mjekëve: mos rekomandoni ilaçe të shtrenja, thellojnë hendekun spital-pacient
Analiza e QSUT, më shumë pacientë nga rrethet se nga Tirana Analiza vjetore e qendrës më të madhe spitalore në vend raportoi fakte, të dhëna, problematika, arritje, por mbi të gjitha ecurinë e procesit të menaxhimit të ilaçeve në faramacitë e spitaleve. Spitali më i madh në të gjithë vendin, i nivelit më të lartë diagnostikues, trajtues, kurues, ka pasur një numër të lartë pacientësh të shtruar nga rrethet. Gjithashtu gjatë vitit 2009 në QSUT ka pasur dhe një numër të larë operacionesh ku në total shkonin 5160 ose e kthyer
në përqindje janë 36 % e numrit të përgjithshëm të operacioneve. Të dhënat janë bërë të ditura ditën e djeshme në analizën vjetore të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Gjatë vitit 2009 ka rezultuar se në QSUT janë shtruar mbi 45 mijë persona dhe janë kryer mbi 14 mijë ndërhyrje kirurgjikale. Një tjetër problem për QSUT i paraqitur ditën e djeshme gjatë analizës, kanë qenë edhe borxhet ndaj të tetëve, që aktualisht janë rreth 642 milionë lekë. I pranishëm në këtë analizë ishte dhe Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i cili bëri të ditur se barnat e shtrenjta që i rekomandohen pacientëve duhen kursyer. Ndër të tjera ai theksoi se disa mjekë të QSUT i detyron pacientët të shpenzojnë ndonjëherë më shumë nga çduhet. Ka një tendencë e cila nuk është për tu kritikuar për të sugjeruar barnat e shtrenjta, të cilat janë avangardë e listës së barnave. Kjo do të na çonte në kosto shumë të mëdha si për spitalin dhe pacientin. Duhet të kursejmë me nikoqirllëk medikamentet dhe gjithçka që ofron QSUT pasi në çdo çast duhet të mendojmë se janë para që duhet të rrisin cilësinë e shërbimit në QSUT dhe jo të shtojnë hendekun mes pacientit dhe spitalit, u shpreh Vasili.Analiza Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në kryeqytet trajton më shumë pacientë nga rrethet sesa nga kryeqyteti. Në analizën një-vjeçare të QSUT, drejtori Ilir Dashi, tha se një numër i madh i shërbimeve mund të kryheshin edhe në spitalet rajonale. Të njëjtin mendim me Dashin ka ndarë edhe ministri Vasili, sipas të cilit spitalet rajonale edhe pse kanë kapacitete të mira, vazhdojnë të dërgojnë pacientët e tyre në QSUT. Kështu, shtrime nga rrethet zënë një shifër prej 22 837, ndërsa shtrimet nga Tirana janë më të ultë duke e ulur numrin në 22 507. Gjithashtu porsa i përket operacioneve sërish janë rrethet ato që zënë një numër të lartë të operacioneve të kryera në 7 859 operacione, ndërsa qyteti i Tiranës sërish ka një numër më të ulët të tyre në 6 541operacione në një vit. Kështu, zyrtarët e lartë të shëndetësisë theksuan se gjatë vitit 2009 në QSUT ka pasur shifra të larta shtrimesh dhe operacionesh nga rrethet, gjë e cila do të ndryshojë për vitin 2010.Objektivat për 2010Drejtori i përgjithshëm i QSUT, Ilir Dashi, e cilësoi të nevojshme për vitin 2010 përmirësimin e shërbimit në urgjencat e qendrës spitalore. Është e patolerueshme fenomeni i urgjencave të mbipopulluara siç ka ndodhur këto 2-3 muaj si pasojë e mbylljes së dyerve të konsultave në QSUT. Në pritje të përfundimit të spitalit të ri në QSUT, ne do të përmirësojmë shërbimin e urgjencës duke e pajisur atë me disa aparatura që mbahen mbyllur nga mjekët pas përfundimit të orarit zyrtar, tha Dashi. Vasili dhe Dashi njëzëri u kërkuan mjekëve që të zbatojnë sistemin e referimit e të respektojnë natyrën e punës në qendrën universitare e cila është e nivelit terciar. Gjatë vitit 2009 numri më i madh i shtrimeve rezultoi në urgjenca rreth 27 641 pacientë, kryesisht prej gripit. Sipas një përllogaritjeje që kanë bërë specialistët një ditë shtrimi në spital i kushton shtetit një kosto mesatare prej 10.471 lekë. Për vitin 2010, QSUT do të ketë shërbim 24 orë hapur për pajisjet. Në QSUT përfshihen 6 spitale, ku në total ofrohen 63 shërbime shëndetësore. QSUT ka 2631 punonjës, nga të cilët 255 administrata, 293 mjekë, 80 kryeinfermierë, 1025 infermierë, etj. Ndërkohë, 139 janë pedagogë të Fakultetit të Mjekësisë. Të ardhurat dytësore që ka realizuar kjo qendër në vitin 2009 arrijnë në 45.894.391 lekë. Ndërkohë, investimet janë realizuar në masën 100 %. Vasili: Rajonalizimi i shërbimeve, thelbi i reformësNë thelbin e reformës në sistemin shëndetësor është dhe mbetet rajonalizimi i shërbimeve shëndetësore, tha dje ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në analizën vjetore të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Kjo do të thotë që gjithnjë e më shumë probleme duhet të zgjidhen në spitalet rajonale dhe degogjestionimi i QSUT është sfida e pandryshuar e jona, theksoi Vasili, sipas të cilit, QSUT është dhe duhet të mbetet qendra kombëtare elitare e mjekësisë shqiptare. Sa më pak rutinë të panevojshme të ketë kjo qendër dhe sa më shumë të profilohet deri tek elitarizimi që i përket, aq më mirë i bën asaj vetë dhe po aq mirë u bën dhe shqiptarëve; sa më shumë rutinë të panevojshme, aq më shumë do ti bjerë vlera dhe aq më shumë profili i lartë i saj profesional do të bjerë, u shpreh ministri i Shëndetësisë. Sipas tij, vetë QSUT duhet të bëjë rolin e saj për të ndihmuar në rajonalizimin e shërbimit. Duhet të evitojmë çdo ardhje në panevojshme drejt Tiranës dhe shifrat flasin për mbingarkesë të panevojshme, theksoi Vasili. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se QSUT i ka të gjithë atributet, treguesit dhe mundësitë që të vazhdojë të jetë lider në sistemin tonë shëndetësor. QSUT është pasqyrë e sistemit për plotësinë e shërbimeve që ofron, kapacitetin spitalor që ka, historinë e funksionimit, ndaj dhe kërkesat për të janë të një forme tjetër dhe të një ekzigjence më të lartë. QSUT pjesë e sistemit shëndetësor që administrohet në planin menaxherial në bashkëpunim me Institutin e Sigurimeve të Kujdesin Shëndetësor ndaj dhe kërkesat ndaj saj janë pjesë e një kontraktuari e një pjese të mirë planifikuar që shkon drejt kritereve menaxheriale që na imponojnë që çdo para e shpenzuar të llogaritet më mirë se më parë.
Dashi: Gjatë 2010, do zbatohet me rigorozitet sistemi i referimit Ndër objektivat kryesore, sipas drejtorit të QSUT janë zbatimi me rigorozitet i sistemit të referimit, që do të sjellë reduktimin e mbipopullimit që ka sjellë ndër të tjerë mungesë efiçence, apo dhe të cilësisë të shërbimeve. Në QSUT synohet të jepen shërbime që i takojnë kësaj qendre spitale (të nivelit terciar), por dhe dhënia e urgjencës me një imazh të ri, sidomos me nisjen e funksionimit të spitalit të ri, tha Dashi, duke shtuar se synime të tjera për tu realizuar për këtë vit, janë sistemi i informacionit, përllogaritja e kostove, ku mjaft e rëndësishme është vendosja e raportit shitës-blerës, por edhe përmirësimi i ambienteve të brendshme dhe territorit, sistemi i shpërblimit, etj.
Të dhënat kryesore të aktivitetit 2009 (12 mujor) - Shtrime në Urgjenc렠 27 641- Vizita në Urgjenc렠 166 513- Konsulta 92 943- Mortaliteti në Urgjenc렠0,7%- Shtrime rrethet (10 muaj) 22 837 (50%)- Operacione rrethet (10 muaj ) 7 859 (55%)
Detyrimet e prapambetura në QSUT
Të mbartura nga 2008: 78.956.397 lekëKrijuar gjatë 2009: 564 006 044 lekë
Totali 642 962 441 lekë
20 operacionet më të shpeshta në QSUT gjatë vitit 2009
Operacionet (10 mujor) Totali %
Vendosje e lentës 1830 12,7 Apendektomia 1132 7,9Herniotomi + plastike 679 4,7Ekscizion + suturim 580 4,0Kolecistektomia 482 3,3Varicektomia dhe striping VSM 447 3.1Ekscizion i masës tumorale 392 2,7Marrja e masës për biopsi 367 2,5Kolecistektomia retrograde 338 2,3Heqje e masës tumorale 307 2,1Tiroidektomia subtotale 224 1,6Adenektomia 209 1,5Tonsilektomia 205 1,4Circumcisio 170 1,2Drenim i abscesit 167 1,2Histerektomia 150 1.0Mastectomia 150 1,0Herniektomia + diskektomia lumbare 149 1.0Dacryocystotomiaanastomoze 148 1,0TUR i papilomes 147 1,0Totali i 20 operacioneve më të shpeshta 8273 58 %
20 diagnozat më të shpeshta gjatë 2009
Kanceri i gjirit 284 Gripi 606Katarakti 1776 Insuf. Kr. Renale 594Gastroenteriti 1603 Epilepsia 572Diabetis mellitus 1125 Iskemi Cerebrale 563Apendiciti akut 1122 Astma Bronkiale 557Kalkuloza biliare 1062 Kan