Rritet çmimi i naftës me 4 për qind, nuk ndryshon në Shqipëri
Çmimet e naftës janë rritur për afro katër për qind, nga shpresat për rimëkëmbjen e ekonomisë në Shtetet e Bashkuara, që është ekonomia më e madhe në botë. Nafta a papërpunuar u tregtua për 77.23 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jorkut. Rritja e çmimit prej 2.80 dollarë për fuçi ishte më e larta në një ditë. Ndërsa në vendin tonë nuk ka pasur ndryshime, ku dhe gjatë ditës së djeshme, një litër naftë Eurodisel u shit me 130 lekë, një litër naftë Disel u shit
me 126 lekë dhe një litër benzinë u shit me 135 lekë. Grosistët theksojnë se rritja dhe ulja e çmimit të naftës në bursë nuk ka ndikim të menjëhershëm, pasi furnizimet me karburante për Shqipërinë bëhen për një kohë të gjatë.