E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili për farmacistët: Asnjë antibiotik pa recetë mjeku

Rezistenca ndaj antibiotikëve është një ndër kërcënimet më të mëdha, për sigurinë e pacientëve në spitalet tona. Shfaqja e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve ka prekur sigurinë e pacientëve duke rritur sëmundshmërinë, vdekshmërinë si dhe kohën e qëndrimit në spitale.

Për të rritur ndërgjëgjësimin e përdorimit me vend të antibiotikëve u organizua një seminar nga Ministria e Shëndetësisë me mjekë. Ministri Petrit Vasili, bëri thirrje që farmacistët të mos japin antibiotikë pa recetën e mjekut.
 

Rezistenca e mikrobeve ndaj antibiotikëve bën që infeksionet të shndërrohen në sëmundje shumë më të rëndë për shëndetin dhe shumë më të kushtueshme nga ana financiare për pacientët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›