Hoxhaj: Pakoja e Ahtisarit, korniza e vetme

Pakoja e Ahtisarit është korniza e vetme, më e mira për integrimin e veriut. Por, kësaj duhet t`i paraprijë shpërbërja e plotë e strukturave paralele ilegale, operacionalizimi i EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, zbatimi i marrëveshjeve në Bruksel dhe të tjera”, tha ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pas një takimi që zhvilloi me homologun e tij slloven, Samuel Zhbogar.
Një një njoftim për media në faqen zyrtare të ministrisë së jashtme citohet se Hoxhaj ka ritheksuar qëndrimin e Kosovës “për zhbërjen e menjëhershme të strukturave paralele ilegale të Serbisë nga Kosova, për largimin e barrikadave, për implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe për implementimin e plotë të Pakos së Ahtisarit”.
Zhbogar iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Hoxhajt për mbështetjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian duke ofruar ndihmën e Sllovenisë në tërë integrimin evropian të shtetit kosovar.