Vasili tek minatorët: Të plagosurit nën kontroll

Ministri i shëndetsisë Petrit Vasili ka vizituar minatorët e plagosur nga shpërthimi në minierën e Bulqizës. Gjatë vizitës në Spitalin Ushtarak ministri ka ndjekur nga afër gjendjen shëndetsore të të plagosurve . Në një prononcim pë mediat ai deklaroi se gjendja e minatorëve është nën kontroll dhe se të plagosurit ndodhën jashtë rrezikut për jetën. Vasili ka theksuar gjithashtu se falë disponimit të një shërbimi profesional dhe të shpejtë shëndetsor u arrit të mbahej nën kontroll kjo situatë dhe të lënduarit ti ktheheshin normalitetit.