E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasilika Hysi Ashpersimi i denimeve nuk mjafton perballe krimeve

Përballë situatës kriminale në vend, politika penale e ndjekur është e gabuar. Eshtë ky mendimi i deputetes socialiste dhe juristes Vasilika Hysi, e cila thekson se ajo që nevojitet është një Kod i ri Penal. 
Ashpërsimi i dënimit nuk mjafton. 
Për Vasilika Hysin, juriste dhe deputete e PS-së, politika penale është e gabuar. 

Flet si juriste kur i referohet situatës së fundit kriminale dhe shpjegon pse në vend të ndryshimeve të tjera, vendit i duhet një Kod i ri Penal.
Rikthehet në rolin e politikanes kur kërkon më shumë transparencë mbi zbatimin e ligjit të mbikqyerjes elektronike.
Vasilika Hysi i tërheq vëmendjen medias për një pasqyrim më profesional të ngjarjeve kriminale, për të evituar imitimin e krimeve. Ndërsa kërkon më shumë sensibilizim mbi ligjin për ndërmjetësimin, për të evituar degjenerimin në ngjarje kriminale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›