E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama Basha dhe Olldashi te shikojne njeri-tjetrin garen me PS dhe LSI e kane humbur

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka këshilluar dy pretendentët për kryetar të Partisë Demokratike, Basha dhe Olldashi, që të fokusohen te njëri-tjetri pasi garën me Edi Ramën dhe Ilir Metën tashmë e kanë humbur.

Garën e kanë mes tyre!

Për këtë Luan Rama i kërkoi demokratëve Olldashi dhe Basha që të fokusohen te njëri-tjetri pasi Partia Demokratike e ka humbur garën me Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së thekson se partia e tij do të vendosë qetësisht kush do të shkojë në Qeveri e kush në Parlament, pasi të dy përgjegjësitë janë të barazvlefshme.

Deklaratat e Luan Ramës erdhën pas një takimi që zhvilloi me një delegacion shtetëror kinez, i cili më parë vizitoi edhe Partinë Socialiste ku u prit nga Gramoz Ruçi. Delegacioni kinez është i pari që takon dy partitë e mëdha të koalicionit të majtë pas zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›