Vasilika Hysi: Faturat e ujit nuk jane 2-fish me te shtrenjta, por 10-12 here
Deputetja e Partise Socialiste, Vasilika Hysi, ishte dje e pranishme ne nje pike ku njerezit paguanin faturat e ujit te pijshem, ne njesine 1 te kryeqytetit, nga ku u shpreh se "faturat nuk jane 2-fish me te shtrenjta, por nga 10 ne 12-fish me te shtrenjta". Zyrtarja socialiste zhvilloi nje takim me nje qytetar, i cili tha se fatura ne vijimesi gjate vitit 2009, i ka ardhur ne vlera 240, 390, 430, 290, 430 leke, ndersa per muajin mars fatura e ujit arrinte vleren 3.200 mije leke te vjetra. Ne fjalen e saj, Hysi e konsideroi kete nje grabitje te permasave masive. "Ajo qe do te doja une te theksoja, jane absurditetet ne faturen e pagese se ujit. Ketu ka nje ndarje qe do te thosha eshte mashtruese. Eshte nje ndarje anormale, ku thuhet uji i pijshem dhe uji i perdorur", u shpreh deputetja socialiste. Ajo tha se ne te gjithe ne shtepi kemi nje sahat, i cili shperndahet ne disa rubinete dhe askush nuk mund te perllogarise, cila eshte sasi e ujit te pijshem dhe e ujit te perdorur. "Ne faturen e zoterise rezulton qe ai ka shpenzuar 50 meter kub uje, nga te cilat pjesen me te madhe, pra 49 meter kub uje i ka per te pire dhe vetem 1 meter kub uje te perdorur", vijoi me tej Hysi. Por, theksoi ajo, edhe ne kete ka nje element abuziv, pasi uji per te pire ka cmimin me te larte per meter kub. Sipas saj, ky abuzim i hapur ne kurriz te qytetareve eshte nje arsye madhore per te protestuar ndaj ketij pushteti qe nuk eshte votuar. "Te protestojme, se kjo qeveri vodhi zgjedhjet po vjedhja nuk po ndalet, tashme po vidhen qytetaret ne cdo fature qe paguajne per sherbime te ofruara nga qeveria. Te gjithe njerezit jane ankuar dhe eshte kjo arsyeja, qe ne po protestojme dhe po ngreme zerin, sepse qeveria na vodhi ne 28 qershor dhe po na vjedh edhe s'po ndal vjedhjen, tani permes faturave", ftoi qytetaret deputetja e PS.