"Ndeshkime se nuk votuan PD"
Socialistet organizuan dje ne Nikel, komune e Krujes, nje proteste te banoreve te saj per ceshtjen e energjise elektrike. Ne kete takim, deputeti i Partise Socialiste, Blendi Klosi, tha se ne flasim shume per Evropen, po ne Shqiperi, ne nje zone kaq afer Tiranes, kaq afer Durresit, kaq afer portit, kemi nje situate e cila realisht eshte e padenje per nje komb evropian. "Ne kemi ne Nikel nje nga bizneset me te medha ne Shqiperi, kemi biznesin e drurit dhe energjia elektrike ketu nuk shkon as 70 volt, megjithese banoret, bizneset e kesaj zone e paguajne ate. Dhe kjo ndodh sepse qeveria diskriminon nje komune te vetme te majte qe kemi ne qarkun tone", deklaroi Klosi. Sipas tij, ne momentin qe Partia Demokratike doli force e trete ne kete vend, ajo ua preu dritat perseri dhe prape shkuan me 70 volt, qe eshte turp dhe eshte nje situate krejtesisht e pafavorshme per biznesin tuaj. "Ne ne daten 30 prill do te jemi te gjithe ne Tirane, prandaj ju ftoj te gjithe juve banoreve te kesaj zone dhe te gjitha ata qe mendojne se kjo qeveri do te duhet te zgjidhi krizen ekonomike, sa me shpejt qe te jete e mundur", drejtoi ftesen qytetare, zyrtari socialist.