Vata: Gjendja e Dritan Dajtit e stabilizuar

Ylber Vata, drejtor i spitalit të Burgut, i ftuar në Ora News tha se gjendja shëndetësore e Dritan Dajtit, i cili akuzohet për vrasjen e 4 policëve, është e stabilizuar dhe nën kontroll. "Gjendja e Dritan Dajtit është nën kontroll, ai trajtohet më ndihmën e nevojshme dhe shëndeti i tij është i stabiluzuar", tha Vata. Drejtori i spitalit të Burgut, tha se Dajti ka marrë tre plagë në trupin e tij, një plagë tejshkuese në parakrahun e majtë dhe dy plagë në brinjë. Vata hodhi poshtë deklaratat e Dajtit për trajtim të keq në spitalin e Burgut, duke thënë se përkujdesi për Dritan Dajtin është maksimal. Më tej, Vata tha se në spitalin e burgut aktualisht gjenden 131 të dënuar. Sipas tij, pacientët e këtij spitali nuk bëjnë asnjë pagesë.